Vështirësohet gjendja ekonomike e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i11410-vështirësohet_gjendja_ekonomike_e_arabisë_saudite
Gazeta angleze "Financial Times" në një raport të saj ka shkruar: "Arabia Saudite për herë të parë në 25 vitet e fundit ka marrë 10 miliardë dollarë hua nga bankat botërore dhe kjo është bërë për shkak të reduktimit të rezervave valutore të këtij vendi si pasojë e rënies së çmimit të naftës".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2016 05:09 Europe/Tirane
  • Vështirësohet gjendja ekonomike e Arabisë Saudite

Gazeta angleze "Financial Times" në një raport të saj ka shkruar: "Arabia Saudite për herë të parë në 25 vitet e fundit ka marrë 10 miliardë dollarë hua nga bankat botërore dhe kjo është bërë për shkak të reduktimit të rezervave valutore të këtij vendi si pasojë e rënies së çmimit të naftës".

Në këtë raport thuhet se Arabia Saudite e cila ka kundërshtuar uljen e prodhimit të naftës së vendeve anëtare të OPEC për të rritur çmimin e naftës, që nga mesi i vitit 2014 e deri më tani për shkak të lëkundjes së çmimit është përballur me një humbje të madhe 120 miliardë dollarë në të ardhurat e saj. Pritet që Arabia Saudite në këtë vit gjithashtu të përballet me një mungesë më të madhe të buxhetit deri në 19%. Fondi Monetar Ndërkombëtar kohëve të fundit ka deklaruar se Arabia Saudite është përballur me një mungesë buxhetore deri në 100 miliardë dollarë. Ulja e çmimit të naftës kohëve të fundit edhe pse ka ushtruar ndikim periodik mbi ekonominë e disa vendeve eksportuese të naftës, mirëpo në fund ekonomia e Arabia Saudite e cila varët vetëm nga një produkt, ka pësuar dëmin më të madh në aventurat e reja të Rijadit në tregjet naftore të botës. Sipas raportit të Organizatës Botërore për Zhvillim Njerëzor, pavarësisht se Arabia Saudite ka të ardhura vjetore qindra miliardë dollarësh, mirëpo rreth 70% e qytetarëve të këtij vendi janë të pakënaqur nga gjendja ekonomike dhe situata jo stabile e këtij vendi dhe theksojnë në krijimin e ndryshimeve themelore në sfera të ndryshme të vendit të tyre duke përfshirë edhe fushën e ekonomisë. Shtimi i shpenzimeve rrjedhëse të Arabisë Saudite në sferat e ndryshme sidomos shpenzimet e pakufishme të jetës luksoze të princave dhe princeshave të familjes saudite, pagimi i pagave të terroristëve mercenarë në Siri dhe Irak, si dhe shpenzimet e larta të luftës së regjimit Al Saud kundër Jemenit, e kanë përballur Rijadin me një sfidë themelore të burimeve financiare. Kjo është në kohën kur sistemi i shekujve të mesjetës që sundon në Arabinë Saudite, shtypja e gjerë e opozitarëve dhe ekzekutimi me vdekje i aktivistëve politikë, si dhe mungesa e lirive më themelore në Arabinë Saudite, janë bërë shkak për organizimin e protestave të gjera qytetare në këtë vend. Gjendja e regjimit despotik të familjes Al Saud është në atë mënyrë saqë edhe aleatet e tij arabë që kryesisht përkrahin politikat e Arabisë Saudite, nuk kanë optimizëm të madh rreth jetës së gjatë të regjimit Al Saud. Ata mendojnë se faktorë të ndryshëm duke përfshirë edhe faktorët ekonomikë do të bëhen shkak për rrëzimin e regjimit Al Saud. Në këtë kuadër gazeta angleze "Indipendent" disa herë në artikujt e saj ka theksuar se gjendja jo stabile ekonomike e Arabisë Saudite është një prej faktorëve të mundshëm për rrëzimin e regjimit Al Saud.