Flet Majlinda Kelmendi pas triumfit historik
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i11491-flet_majlinda_kelmendi_pas_triumfit_historik
Majlinda Kelmendi është shprehur tejet e lumtur pas triumfit në Rusi ku u shpall kampione e Evropës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2016 18:22 Europe/Tirane
  • Flet Majlinda Kelmendi pas triumfit historik

Majlinda Kelmendi është shprehur tejet e lumtur pas triumfit në Rusi ku u shpall kampione e Evropës.

Kampionia e re e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi, thotë se është ndjerë shumë mirë që pas një viti me shumë lëndime iu kthye titujve duke triumfuar në Kampionatin Evropian në xhudo që po mbahet në Rusi. “Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por e dhe psiqikisht, sepse duhet të kthehesh siç ishte dhe kjo tregon se tani jam rikthyer”, ka thënë ajo pas triumfit në finale. “Pata shumë emocione. Nuk është hera e parë që fitoj, është e dyta, por rikthimi nga lëndimet më bëri të bëj veprime të çuditshme. Më vjen turp pastaj, por nuk mund ta kontrolloj veten”, ka shtuar Kelmendi.