Obama paralajmëron Anglinë
Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe të qëndrojë brenda BE-së, me të zbritur në tokën britanike në atë që është edhe udhëtimi i tij i fundit si president i Amerikës.
Vizita, siç ishte programuar, nisi me një drekë mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe Mbretëreshës Elizabeth të Anglisë. Obama do të qëndrojë për tri ditë në ishullin britanik së bashku me bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të Amerikës, Michelle Obama, teksa është takuar edhe me kryeministrin David Cameron për bisedime. Më herët gjatë ditës së sotme, Obama kishte thënë për “Daily Telegraph” se, duke qëndruar në BE, Britania mund ta shfaqë në mënyrën më të mirë të mundshme influencën e saj anembanë botës. Megjithatë, kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson e quajti pikëpamjen e tij “hipokrite”, duke e përshkruar sistemin e BE-së si “të huaj” kundrejt traditave amerikane. Kryeministri britanik Cameron e ka pritur Obamën në “Doëning Street”. Dy krerët më të lartë të vendeve respektive kanë biseduar mbi luftën kundër ISIS, ndërkohë që më vonë takimit do t’i bashkëngjiten edhe ministri britanik i Brendshëm, ai i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes. Nuk do të mungojë gjithashtu edhe Sekretari i Thesarit (apo ai i Ekonomisë). Cameron dhe Obama besohet të kenë biseduar mbi progresin e bërë në luftën kundër ISIS në Irak dhe se, çfarë mund të bëhet më shumë për të frenuar deri në zhdukje ISIS në Siri. Situata në Libi, ku Perëndimi po konsideron mënyrat sesi të mbështesë Qeverinë e sapoformuar të Akordit apo Unitetit Kombëtar në betejën kundër ISIS, pritet të diskutohet gjithashtu. Obama dhe Cameron do të mbajnë një konferencë për shtyp pasditen e sotme. Fillimisht, presidenti dhe Zonja e Parë, Michelle Obama morën pjesë në një drekë private me Mbretëreshën Elizabeth dhe Dukën e Edinburgut në kështjellën “Windsor”, vetëm një ditë pas festimeve të 90-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës. Çifti Obama i dhuroi Mbretëreshës një album fotografik të vizitave të shumta të saj me presidentët amerikanë dhe zonjat e tyre. Albumi nis me foto që nga vizita e saj në Amerikë në vitin 1951, atëherë kur quhej Princesha Elizabeth duke mbajtur postin e Dukeshës së Edinburgut, e që kishte vizituar “Mount Vernon Estate” të George Ëashingtonit, si dhe u takua me Presidentin Harry Truman në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan akuzohet se po i sherben Doëning Street-it pasi deklaroi se Britania e Madhe do të renditej në fund të radhës në marrëveshjet tregtare amerikane, nëse do të largohej nga BE. Lideri i Shtëpisë së Bardhë u kritikua nga aktivistët e fushatës pro shkëputjes, pasi paralajmëroi për pasojat që do të kishte një veprim i tillë. Nigel Farage i UKIP tha se Obama po i nënshtorhej urdhrave të Cameron. “Mendoj se është e turpshme'”, pohoi ai. Konservatori Liam Fox, i quajti si të papërshtatshme komentet e tij. “Na tha se është miku jonë më i mirë dhe se kemi një marrëdhënie të veçantë, por nese do të shkëputemi nga BE do të na ndëshkojë”, deklaroi Fox. Parlamentari konservator, Dominic Raab, e cilësoi Obamën si një President pa shumë influencë në fund të mandatit e i cili po i bënte një favor mikut të vjetër britanik. Ndërkohë Downing Street hodhi poshtë pretendimet se kishte nxitur Obamën drejt deklaratave të tilla. Obama gjendet në një vizitë 3 ditore në Britaninë e Madhe. Ndërhyrja e tij në një çështje që ka përçarë britanikët vjen vetëm pak javë para referendumit të 23 qershorit.