Arabia Saudite frikësohet nga dështimi i sektorit ushtarak të saj
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i11977-arabia_saudite_frikësohet_nga_dështimi_i_sektorit_ushtarak_të_saj
Zëvendësprincit të kurorës dhe ministri saudit i mbrojtjes, duke pranuar paaftësinë e ushtrisë së këtij vendi edhe përkundër shpenzimeve shumë të mëdha, ka thënë se ushtrisë saudite i mungon fuqia dhe performanca e nevojshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2016 15:17 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite frikësohet nga dështimi i sektorit ushtarak të saj

Zëvendësprincit të kurorës dhe ministri saudit i mbrojtjes, duke pranuar paaftësinë e ushtrisë së këtij vendi edhe përkundër shpenzimeve shumë të mëdha, ka thënë se ushtrisë saudite i mungon fuqia dhe performanca e nevojshme.

Mohamed ben Selman, i biri i mbretit, zëvendësi i Princit të kurorës dhe ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite, të hënën pas miratimit të planit për reforma ekonomike nga ana e kabinetit të këtij vendi të quajtur " “Vizioni 2030”, ka thënë se duke pasur parasysh reduktimin e të ardhurave nga nafta, është e patjetërsueshme zhvillimi i mekanizmave dhe marrja e masave të nevojshme për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, posaçërisht atij ushtarak. Arabia Saudite aprovoi planet për të divesifikuar ekonominë e vendit, në mënyrë që të mos jetë e varur nga përfitimet prej naftës. Thuajse 80% e të ardhurave të Arabisë Saudite vijnë nga nafta, por rënia e çmimit të “arit të zi” gjatë muajve të fundit ka dëmtuar ndjeshëm fitimet e mbretërisë. Sipas planit “Vizioni 2030”, aksionet që përbëjnë më pak se 5% të kompanisë shtetërore të naftës “Aramco” do të shiten. Gjatë një fjalimi në televizion, zv/princi i kurorës, Bin Salman, tha se kompania vlen rreth 2.5 trilionë dollarë. Sipas tij, një pjesë e vlerës së aksioneve që do të shiten do të përdoren për krijimin e një fondi të ri sovran prej 2 trilionë dollarësh. Detaje të tjera për planin priten që të publikohen në ditët në vijim, megjithëse një lëvizje e tillë e Arabisë Saudite pritej prej kohësh. Javën e shkuar, në një intervistë për “Bloomberg”, Princi Muhamed tha se vendi mund të miratojë taksa për mallrat luksoze dhe prurjet e ëmbla. Megjithatë ai theksoi se ka shumë rëndësi që programi i ri të mos përkeqësojë më shumë gjendjen e të varfërve të vendit. Arabia Saudite është e përfshirë në luftën në Jemen, e cila me qëllim rikthimin në pushtet të ish-presidentit të dorëhequr Abdurabe Manusr Hadi, ka filluar sulmet ajrore dhe tokësore kundër Jemenit dhe që nga fillimi i luftës rreth një vit më parë e deri më tani, nga sulmet e agresorëve sauditë kanë humbur jetën mijëra civilë jemenas dhe janë plagosur qindra mijëra të tjerë si dhe është shkatërruar në masë të madhe infrastruktura e këtij vendi.