Bashkëpunimi ushtarak Iran-Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12232-bashkëpunimi_ushtarak_iran_rusi
Ministrat e mbrojtjes së Iranit dhe të Rusisë në një takim në Moskë kanë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e mbrojtjes dhe ushtarake mes dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2016 05:26 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi ushtarak Iran-Rusi

Ministrat e mbrojtjes së Iranit dhe të Rusisë në një takim në Moskë kanë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e mbrojtjes dhe ushtarake mes dy vendeve.

Gjeneral Husein Dehkan, ministër i mbrojtjes së Iranit, gjatë punimeve të takimit ndërkombëtar për siguri në Moskë, ka zhvilluar një takim me gjeneral Sergei Shoigu, ministrin e mbrojtjes së Rusisë, ku deklaroi: "Të dy vendet janë të vendosura për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe ky bashkëpunim po vazhdon në nivel të lartë". Gjeneral Dehkan e cilësoi të rëndësishëm rezultatin e disa raundeve të negociatave në fushën e mbrojtjes mes Iranit dhe Rusisë dhe shtoi: "Po arrihet progres i mirë në procesin e bashkëpunimeve mbrojtëse dhe teknike mes dy vendeve". Ministri i mbrojtjes dhe i logjistikës së forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, mbështetjen e disa vendeve rajonale dhe ndër rajonale për terrorizim e quajti veprim për të ardhur keq. Ai më tej ka shtuar se sot terrorizmi ka përhapur një valë të gjerë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh monstruoze në vende të tilla si Iraku, Siria, Afganistani, Libia, Jemeni, Afrika e Veriut dhe në disa vende Evropiane dhe për të gjithë botën terrorizmi është kthyer në një fenomen botëror. Në këto kushte është për të ardhur keq që disa vende rajonale dhe ndër rajonale japin mbështetjen e tyre financiare, logjistike, ushtarake dhe politike për terroristët. Sot të gjitha rajonet e botës përballen me pasiguri, destabilitet, zgjerimin e dhunës dhe veprimet e terroristëve takfiristë dhe sionistë që mbështeten nga Amerika, Izraeli he disa vende të rajonit me në krye Arabinë Saudite. Koalicioni i formuar nga vendet që mbështesin dhe kanë krijuar grupet terroriste, jo vetëm që nuk dëshirojnë të përballen seriozisht me terrorizmin por me slogane mashtruese si dërgimi i ndihmave humanitare, armëpushimi dhe ftesa për negociata, vetëm mundohen të riforcojnë dhe riorganizojnë grupet në fjalë. Irani duke patur mbështetjen e madhe të populli iranian dhe duke me një strukturë të madhe industriale dhe të industrisë mbrojtëse, forcat e tij i trajnon në nivelin më të lartë të mundshëm dhe në këtë rrugë asnjë faktor nuk mund të pengojë ngritjen e kapacitetit mbrojtës dhe sidomos atë raketor të Iranit, tha në fjalën e tij ministri iranian i mbrojtjes. Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes së Rusisë në këtë takim deklaroi: "Rusia është e gatshme për bashkëpunim afatgjatë me Iranin në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe beson se kjo strategji është shumë e rëndësishme për efikasitetin e bashkëpunimeve Teheran-Moskë në luftën kundër terrorizmit". Vlen të theksohet se takimi i pestë ndërkombëtar për siguri në Moskë ka filluar punimet të mërkurën me pjesëmarrjen e 500 funksionarëve të fushës ushtarake dhe mbrojtjes, si dhe të ekspertëve të vendeve të ndryshme. Kohë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë se Teherani dhe Moska kanë arritur marrëveshje për dorëzimin e sistemit të mbrojtjes raketore S-300 dhe faza e parë e kësaj marrëveshje është në implementim e sipër. Autoritetet ruse kishin njoftuar se dërgesa e parë e sistemit të mbrojtjes raketore S-300 do t'i dorëzohet Iranit nga muaji gusht deri në shtator.