Islami dhe kënaqësia e të qeshurit (1)
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12310-islami_dhe_kënaqësia_e_të_qeshurit_(1)
Islami është fe e lumturisë dhe gëzimit dhe rekomandon të qeshurit. Në këtë emision do të flasim në lidhje me këtë çështje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2016 15:40 Europe/Tirane
  • Islami dhe kënaqësia e të qeshurit (1)

Islami është fe e lumturisë dhe gëzimit dhe rekomandon të qeshurit. Në këtë emision do të flasim në lidhje me këtë çështje.

Spikeri

Aftësitë e njeriut janë të kufizuara në përballje me vështirësitë e jetës dhe këto vështirësi shkaktojnë lodhje dhe reduktojnë energjinë e tij. Në këto kushte, njerëz të tillë kanë nevojë për mjete dhe faktorë që e forcojnë atë. Pjesa kryesore e qenies njerëzore është shpirti i tij dhe trupi është vetëm formë dhe mjet për. Për këtë arsye, të ushqyerit dhe pushimi fizik nuk janë të mjaftueshme për ripërtëritjen dhe riciklimin e njeriut, por njeriu po ashtu duhet të forcohet mentalisht.

Spikeri

Faktorët që ndikojnë në rehatin psikike të njeriut janë të ndryshëm, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë të qeshurit dhe shakaja. Në të vërtetë, të qeshurit është karakteristikë e veçantë e njeriut, kurse krijesat tjera nuk qeshin, nuk bëjnë shaka apo nuk shprehin gëzimin. Ndoshta të qeshurit është e lehtë dhe e zakonshme për të gjithë ne, mirëpo në fakt një gjë e tillë ka bekim më të madh sesa që ne kemi menduar. Shkencëtarët në vitet e fundit i kanë kushtuar më shumë vëmendje të qeshurit duke i dhënë kësaj dukurie edhe drejtim shkencor. Hulumtimet tregojnë se të qeshurit ndikon në qetësimin psikologjik të njeriut dhe ka ndikim të madh edhe në moralin dhe trupin e tij.

Spikeri

Në transmetimet e Profetit (s.a.v.s.) thuhet se i Dërguari i Zotit ka kërkuar për më shumë buzëqeshje, bile në lidhje me buzëqeshjen dhe lumturinë janë zbritur edhe ajete Kur'anore. Autizmi që ekziston në disa mendje të njeriut tek besimtari i vërtetë asnjëherë nuk duhet të fshihet. Sepse vetë Zoti kërkon nga njeriu të ketë fytyrë të qeshur dhe simboli i dashurisë është simbol që i atribuohet Zotit.

Spikeri

Njëri nga shokët e Imam Sadek (as) e pyet atë: Si duhet bërë shaka me njëri-tjetrin? Imami (as) u përgjigj: A nuk e keni parë se humori dhe shakaja e mire i zbusin zemrat e njerëzve dhe për një gjë të këtillë ka porositur edhe vetë i Dërguari i Zotit. Ekzistojnë transmetime të Profetit (s.a.v.s) shumë autentike në lidhje me këtë dukuri. Burimet e tilla tregojnë se Profeti i Islamit (s.a.v.s) dhe Ehli Bejti i tij (as) kanë qenë të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur dhe atyre gjithmonë i pëlqente të jenë të lumtur dhe të sjellshëm me të tjerët. Atyre nuk ju pëlqente të ishin të nevrikosur dhe të trishtuar dhe nuk bënin sjellje të pahijshme me të tjerët.

Spikeri

Feja islame gëzimin dhe lumturinë i konsideron si karakteristika të mira të moralit madje i konsideron edhe si të nevojshme për njeriun, sepse nëse një njeri i cili i posedon këto karakteristika, ai është i sjellshëm dhe i butë metë tjerët, ndërsa ai i cili nuk i posedon këto karakteristika, ai është një njeri neglizhent dhe injorantë.

Spikeri

Një njeri i cili di të qesh konsiderohet njeri i mençur. Kur ju dëgjoni një njeri i cili fletë butë dhe me humor të mirë me ju, atëherë buzëqeshini. Në lidhje me këtë Zoti i Plotfuqishëm thotë: '' E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!” (Sureja Neml, ajeti 19). Një njeri i mençur din të reagojë ndaj çdo situate apo të papriture dhe din të qesh, kurse një person me mendje të dobët mund të befasohet dhe të qesh për çdo gjë të vogël. Për këtë arsye, e qeshura e pavend dhe e madhe dëshmon injorancën dhe paditurinë e një njeriu.

Spikeri

Në hadithet dhe tekstet islame, një tjetër arsye e të qeshurit shumë konsideroje neglizhenca. Qeniet njerëzore janë të krijuara në atë mënyrë që çdo gjë duhet të shfrytëzojnë me masë të caktuar. Një njeri i përsosur nuk duhet të qesh kot dhe të qeshurën duhet ta shfrytëzojë në situata të caktuara, sepse shakaja dhe të qeshurit ndikojnë në qëllimin kryesor të jetës së tij. Njeriu gjithmonë përballë çdo situate duhet të reagojë në mënyrë të natyrshme dhe të qeshurit në mënyrë të drejtë ndikon në shëndetin mendor të njeriut.

Spikeri

Imam Rezan (as) e kishin pyetur nëse njeriut ulen bashkë dhe bëjnë shaka, a do të ishte një gjë e tillë gabim? Ai tha: Nuk është problem, nëse biseda e tyre nuk është e ndaluar. Pra, nëse njerëzit ulen së bashku edhe bëjnë shaka për tu dëfryer dhe për të kaluar kohë pa përdorur fjalë të këqija, atëherë nuk ka asgjë të keqe këtu, me kusht që ata me fjalët e tyre mos të bëjnë përgojim dhe mos të përhapin gënjeshtra. Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s) iu drejtua Abu Zerit duke i thënë: ''O Abu Zer, ai që e thotë një gënjeshtër për ti bërë të tjerë të qeshin, mjerë për atë''.

Spikeri

Një tjetër lloj i të qeshurit që është ndaluar nga Islami, është përqeshja. Një person i cili synon të përqesh të tjerët përmes shakave, ai nuk do të arrijë lumturinë dhe një gjë e tillë konsiderohet mëkat sipas Islamit. Një mëkat i tillë do të ketë ndikim negativ në përsosurinë dhe lumturinë e atij personi.

Spikeri

Në mësimet e edukimit islam të qeshurat e shumta dhe të pavend kanë rezultate negative dhe ndikojnë në injorancën e atyre që e bëjnë një mëkat të këtillë. Injoranca është një mëkat i madh që ndikon në humbjen e përsosmërive dhe virtyteve të njeriut dhe zemrat e ndritura të njeriut i shndërron ën zemra të errëta. Lavdia dhe dinjiteti i njeriut padyshim se arrit me të qeshur normale. Tradita islame ndalon talljen dhe të përqeshurit e të tjerëve, sepse sipas saj këto dukuri negative ndikojnë në zgjerimin e urrejtjes dhe bezdisë.

Spikeri

Mësimet edukative islame ndalojnë të qeshurit me zë të lartë dhe sipas tyre vetëm njerëzit injorant e bëjnë një gjë të këtillë. Në vend të kësaj sipas këtyre mësimeve për besimtarët rekomandohet buzëqeshja, sepse një fytyrë e buzëqeshur e një besimtari është e pranuar edhe nga vetë Zoti i Plotfuqishëm. Pra, lloji më i mirë i të qeshurit është buzëqeshja dhe e qeshura me zë të qetë. Edhe në aspektin shkencor, e qeshura me zë të lartë dëmton muskujt e fytyrës dhe dëmton hormonet e njeriut dhe si rezultat, trupi i njeriut pëson deformime. Pra, studimet e shkencëtarëve dëshmojnë se nuk është e domosdoshme që një njeri të qesh me zë të lartë, por e qeshura me zë të qetë dhe normal ndikon pozitivisht në shëndetin psikik dhe fizik të njeriut. Pra, një njeri i cili qesh me zë të qetë, do ti arrijë rezultate pozitive në jetë. Një tjetër pikë interesante në lidhje me këtë është se po këto studime tregojnë se mekanizimi i të qeshurit të pavërtetë ka ndikime negative te njeriu. Në emisionet e radhës do të flasim më shumë në lidhje me këtë.