Amerika duhet t'i paguajë kompensim Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12319-amerika_duhet_t'i_paguajë_kompensim_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit për çfarëdo plaçkitje të pasurive të saj nga qeveria amerikane, do të kërkojë dëmshpërblim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2016 15:41 Europe/Tirane
  • Amerika duhet t'i paguajë kompensim Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit për çfarëdo plaçkitje të pasurive të saj nga qeveria amerikane, do të kërkojë dëmshpërblim.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, deklaroi se Republika Islamike e Iranit e konsideron Amerikën përgjegjëse për mbrojtjen e pasurive të saj që po mbahen të bllokuara, prandaj për çfarëdo lloj plaçkitjeje të këtyre pasurive nga autoritetet amerikane, do të kërkojë pagimin e dëmshpërblimit. Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje bisedimet që ka zhvilluar me Xhon Kerri, sekretarin amerikan të shtetit në lidhje me grabitjen e 2 miliardë dollarëve nga pasuritë e Iranit dhe theksoi se për fat të keq vendimet kundër ligjeve ndërkombëtare të marra nga Gjykata e Lartë e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit kanë një histori të gjatë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se amerikanët duhet të veprojnë në mënyrë më aktive për t'i siguruar vendet e tjera që të kenë mundësi të zhvillojnë marrëdhënie tregtare me Iranin. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me gazetën amerikane "New York Times", ka sfiduar raportet e mediave të cilat pretendojnë se Irani në kuadër të zbatimit të marrëveshjes bërthamore kërkon të ketë qasje në sistemin financiar të Amerikës. Z. Zarif në këtë intervistë deklaroi se Irani kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon të ketë qasje në sistemin financiar të Amerikës, mirëpo ajo çfarë duhet të zbatojnë amerikanët është zbatimi i marrëveshjes bërthamore e cila e obligon Amerikën që t'i sigurojë institucionet financiare evropiane të kenë bashkëpunime me Iranin. Ministri i punëve të jashtme të Iranit këtë intervistë me "New York Times" e ka zhvilluar një ditë pas takimit me Xhon Kerrin, sekretarin amerikan të shtetit, në selinë e OKB në Nju Jork ku është biseduar rreth ndërlikimeve financiare të cilat aktualisht kanë krijuar probleme në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Amerika duhet të eliminojë të gjithë faktorët që pengojnë zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati me John Kerry, sekretarin amerikan të shtetit. Në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane tha se me sekretarin amerikan të shtetit është diskutuar për mënyrën e eliminimit të faktorëve që pengojnë zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe për mënyrën se si Amerika duhet të zbatojë angazhimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje me qëllim që Republika Islamike e Iranit në praktikë të shfrytëzojë marrëveshjen në fjalë. Ekziston mundësia që me anë të heqjes së pengesave të gjitha palët të përfitojnë dhe sidomos Republika Islamike e Iranit, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Ai tha se ditën e premte do të ketë një tjetër takim me sekretarin amerikan të shtetit dhe shtoi: Është rënë dakord që të diskutohet akoma më shumë mënyra e eliminimit të pengesave. Shefi i DASH, John Kerry pas takimit me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit tha: Takimi me Zarif ishte një rast i volitshëm për të diskutuar mbi angazhimet e Amerikës rreth marrëveshjes bërthamore. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif dhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry kanë diskutuar ditën e martë për dy orë me dyer të mbyllura në një prej sallave të selisë së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është takimi i parë i shefave të diplomacive të Amerikës dhe Iranit pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore.