Që prej tre vitesh, Riadi dhe Tel Avivi zhvillojnë takime sekrete
Gazeta Maariv ka analizuar zgjerimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe disa vendeve arabe me në krye Arabinë Saudite dhe thekson se funksionarët e Riadit dhe Tel Avivit kanë zhvilluar disa takime sekrete në vende të ndryshme.
Më parë, rrjeti informativ Bloomberg raportoi se përfaqësuesit e Riadit dhe të Tel Avivit që prej fillimit të vitit 2014, kanë zhvilluar pesë takime sekrete në Indi, Itali dhe në Republikën Ceke për të koordinuar politikat armiqësore të tyre kundër Iranit. Po ky burim shton se gjatë një seminari të organizuar nga Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington, Anuar Ashki, këshilltar i ish kreut të Shërbimit Inteligjent të Arabisë Saudite është takuar me Duri Gold një nga këshilltarët e lartë të kryeministrit izraelit dhe me Shimon Shapira, një nga drejtuesit e Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Gazeta Maariv, citon njërin nga pjesëmarrësit në këtë takim, i cili thotë: ''Nuk takohemi çdo ditë me sauditët, por papritur shohim se ata janë shumë të përgatitur dhe plotësisht në rrjedhat e zhvillimeve botërore. Ata janë njerëz me të cilët duhet biseduar. Ata flasin në përputhje të plotë me pikëpamjet e Izraelit. E kemi kuptuar se marrëveshja e paqes me Arabinë Saudite është shumë e afërt. Duhet të krijojmë kushtet e duhura për arritjen e këtij qëllimi jo të largët. Kur dolëm nga takimet, thamë me vete se ekzistojnë shpresa të reja për një të ardhme më të mirë të Lindjes së mesme. '' Gjatë këtij seminari, Ashki para kamerave deklaroi: '' Padyshim që mund të bashkëpunohet, sepse ekzistojnë shumë interesa të përbashkëta.'' Disa ditë më vonë, Gold u emërua drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Një vit më parë, me ftesë të Autoritetit Autonom Palestinez, Ashki shkoi në Kods ku fali namazin në xhaminë Al Aksa.Sipas gazetës Maariv, kohët e fundit janë forcuar edhe marrëdhëniet e Izraelit me Egjiptin dhe Tel Avivi ka qenë i informuar mbi vendimin e Egjiptit për dhënien e dy ishujve egjiptianë Arabisë Saudite. Maariv shkruan se funksionarë të lartë izraelitë, mes të cilëve edhe kreu i Mosadit, kanë shkuar në Arabinë Saudite. Gjithashtu, Yair Lapid, kryetari i partisë sioniste ''Ka të Ardhme'' është takuar në Uashington me princin saudit Torki Faysal dhe pas këtij takimi, Faysal zhvilloi një takim me Ministrin e Luftës së Izraelit Moshe Yalon. Maariv shkruan se paralelisht me zgjerimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, Izraeli ka zgjeruar marrëdhëniet edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe ku Joel Shteinitz, ministër i Infrastrukturës i Izraelit udhëtoi në Abu Dhabi ku u takua me funksionarë të lartë emiratas. Kjo vizitë bëri që të vendoset linja ajrore Tel Aviv- Abu Dhabi ku fluturimet kryhen dy herë në javë. Gjithashtu, kreu i Mosadit është takuar edhe me mbretin e Jordanisë ku ka dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Siri dhe ka diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në krizën siriane dhe në rajonin e LM. Padyshim, ajo çka i shtyn krerët arabë të afrohen me kriminelët izraelitë është tradhtia ndaj popullit palestinez dhe armiqësia e përbashkët ndaj Iranit.