Reagimet ndaj dislokimit të forcave amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12418-reagimet_ndaj_dislokimit_të_forcave_amerikane_në_siri
Pas dislokimit të 150 ushtarëve amerikanë në provincën Raka në veri të Sirisë, qeveria e Damaskut këtë veprim e cilësoi si shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2016 17:51 Europe/Tirane
  • Reagimet ndaj dislokimit të forcave amerikane në Siri

Pas dislokimit të 150 ushtarëve amerikanë në provincën Raka në veri të Sirisë, qeveria e Damaskut këtë veprim e cilësoi si shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë me anë të një deklarate ka theksuar se ndërhyrja ushtarake e Amerikës dhe e aleatëve të saj në Siri në kuadër të luftës kundër ISIS pa respektuar sovranitetin e këtij vendi do të thotë deklarim i luftës. Pas dislokimit të 150 trupave amerikane në veri të Sirisë, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se Uashingtoni do të dërgojë 150 trupa shtesë në Siri, në mbështetje të milicisë lokale dhe luftës së saj kundër militantëve të ISIS. Qëllimi, siç thonë zyrtarë të lartë amerikanë, është të inkurajohen më shumë arabët sunitë për t’ju bashkuar luftëtarëve kurdë në verilindje të vendit. Dislokimet e reja e çojnë në 300 numrin e forcave amerikane me rol joluftarak në Siri. Dërgimi i trupave të rregullta tokësore në shtetin e munduar nga lufta kundër terrorizmit, vazhdon të përjashtohet si mundësi nga shefi i Shtëpisë së Bardhë. Por dislokimi i trupave amerikane në Siri pa aprovimin e qeverisë së Damaskut është shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe e tërësisë territoriale të këtij vendi. Si rrjedhim, ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta. Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka thënë se stacionimi i trupave amerikane në Siri është shkelje e sovranitetit të këtij vendi. Sergei Riabkov, duke kritikuar vendosjen e forcave amerikane në Siri ka thënë se stacionimi i forcave amerikane në Siri pa koordinimin me qeverisë siriane, është shkelje e sovranitetit të këtij vendi. Riabkov theksoi se në çdo rrethanë aktivitetet ushtarake duhet të kryhen nga Siria dhe Uashingtoni duhet të shpjegojë këtë veprim arbitrar. Moska thotë se ndërhyrja ushtarake e Amerikës në Siri është e paligjshme dhe qëllimi final i saj është rrëzimi i qeverisë së presidentit sirian Bashar Asad. Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se ndërhyrja ushtarake e Amerikës pa aprovimin e qeverisë legjitime të Sirisë, është një gabim i madh. Ai deklaroi: "Unë shumë herë u kamë thënë funksionarëve amerikanë se ky veprim do të jetë një gabim i madh. Ata ashtu siç kanë marrë aprovimin e qeverisë së Irakut, duhet të marrin edhe pëlqimin e qeverisë së Damaskut ose aprovimin e KS të OKB për ndërhyrje ushtarake në Siri". Lavrov në vazhdim ka thënë se amerikanët në mënyrë të paligjshme kanë bërë këtë veprim dhe me paturpësi mendojnë se Bashar Asad nuk ka legjitimitet si president i Sirisë. Nga ana tjetër, edhe qeveria e Damaskut ka dënuar hyrjen e 150 trupave ushtarake amerikane në territorin e Sirisë pa aprovimin e qeverisë siriane. Edhe Ministri i mbrojtjes i RII, praninë ushtarake të Amerikës në Siri e konsideroi shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Gjeneral Husein Dehkan, në reagimin e tij ndaj dërgimit të 150 ushtarëve amerikanë në Siri, ka thënë: Ky veprim është ndërhyrje e rëndë dhe shkelje e sovranitetit të Sirisë dhe e së drejtës ndërkombëtare. Ministri iranian i mbrojtjes duke kritikuar Amerikën, Arabinë Saudite, Katarin dhe disa vende tjera të rajonit për përkrahje të grupeve terroriste në destabilizimin e rajonit, ka shtuar: Tani është duke u zbatuar një komplot arab-amerikano-sionist, sepse nuk ekziston asnjë arsye që ushtarët amerikanë të jenë të pranishëm në Siri. Gjeneral Husein Dehkan ka shtuar: Amerika dhe Arabia Saudite janë duke ndërtuar një strategji për të shkatërruar rezistencën dhe për ti realizuar interesat e tyre në Siri. Ministri iranian i mbrojtjes duke thënë se Teherani gjithmonë ka insistuar në vazhdimin e përpjekjeve për rivendosjen e sigurisë në Siri ka thënë se RII do të vazhdojë të përkrahë qeverinë siriane në luftën kundër grupeve terroriste të cilët po kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.