Një civilizim shumë i avancuar jetoi para nesh
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12523-një_civilizim_shumë_i_avancuar_jetoi_para_nesh
Duket se ne nuk jemi civilizimi i parë i avancuar i universit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2016 17:11 Europe/Tirane
  • Një civilizim shumë i avancuar jetoi para nesh

Duket se ne nuk jemi civilizimi i parë i avancuar i universit.

Ky është përfundimi që kanë nxjerrë disa shkencëtarë nga një ekuacion i vjetër, i cili duket se matë numrin e civilizimeve inteligjente në univers. Ekuacioni i tyre përfshin të dhëna të nxjerra nga sateliti Kepler i NASA-së në disa planetë të jashtme të cilat mund të përmbajnë jetë. Hulumtuesit thonë se vetëm nëse mundësitë që një civilizim i avancuar të ketë evoluar në një planet jashtë Tokës të jenë të vogla, përndryshe njerëzimi nuk është civilizimi i vetëm i avancuar që ka jetuar ndonjëherë në këtë univers. Kjo jetë mund të jetë vetëm iluzion, thonë shkencëtarët. Në fakt, shkencëtarët thanë se falë satelitit Kepler dhe kërkimeve të tjera, ata tani e dinë se rreth një në pesë yje në këtë univers kanë planetë që ndodhen në “zona të banueshme”, ku temperaturat mund të mbështesin jetën. Sipas shkencëtarëve, mundësitë që një civilizim shumë i avancuar të ketë jetuar para nesh janë të mëdha.