Lideri i Laburistëve në Britani refuzon sanksionimin e Hamasit dhe Hezbullahut
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12667-lideri_i_laburistëve_në_britani_refuzon_sanksionimin_e_hamasit_dhe_hezbullahut
Lideri i Partisë Laburiste të Britanisë, Jeremy Corbyn, ka refuzuar t'i përgjigjet thirrjeve të zyrtarëve izraelitë dhe hebrenve britanikë për të sanksionuar dhe dënuar lëvizjet e rezistencës islamike Hamas dhe Hezbollah.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2016 06:54 Europe/Tirane
  • Lideri i Laburistëve në Britani refuzon sanksionimin e Hamasit dhe Hezbullahut

Lideri i Partisë Laburiste të Britanisë, Jeremy Corbyn, ka refuzuar t'i përgjigjet thirrjeve të zyrtarëve izraelitë dhe hebrenve britanikë për të sanksionuar dhe dënuar lëvizjet e rezistencës islamike Hamas dhe Hezbollah.

Lideri i opozitës britanike është vënë nën presion nga një numër i ligjvënësve laburistë, ambasadori izraelit në Londër Mark Regev dhe udhëheqësit hebrenj në Mbretërinë e Bashkuar që të distancohet nga vërejtjet e fundit të politikanëve laburistë të cilët kanë dënuar krimet izraelite kundër palestinezëve, si dhe kanë dënuar pushtimin e tokave palestineze. Deputeti laburist Naz Shah javën e kaluar dha dorëheqje pasi nga ai u kërkua të kërkojë falje për deklaratat e tij, ku kishte bërë thirrje që Izraeli të zhvendoset në SHBA. Gjithashtu javën e kaluar, Partia Laburiste pezulloi ish-kryetarin e Londrës Ken Livingston, pasi ai mbrojti Naz Shah në një intervistë për BBC dhe kritikoi mediat britanike për injorim të krimeve të luftës të kryera nga Izraeli ndaj popullit palestinez. Livingston gjithashtu tha se lideri nazist Adolf Hitler ka qenë një sionist që në fillim të karrierës së tij politike. Pas këtyre zhvillimeve, figura izraelite akuzuan liderin e Partisë Laburiste se në partinë e tij po zhvillohet një 'antsemitizëm' i butë dhe kërkuan nga ai që të marrë masat e duhura për të hetuar këtë çështje. Të hënën, liderja e opozitës izraelite Tzipi Livni tha se Britania duhet të dënojë "antisemitizmin për hir të vlerave të veta themelore". Ambasadori izraelit i bëri thirrje Corbyn-it që të dënojë Hamasin dhe Hezbullahun dhe të zhvillojë një vizitë në Tel Aviv për të ndërtuar një urë lidhëse. Regev iu referua mbështetjes së mëhershme të Corbyn për lëvizjes e rezistencës, të cilat ishin etiketuar si organizata terroriste nga Britania. Një numër i hebrenjve në Britani po ashtu i kërkuan Corbyn që të deklarohet për lidhjet e tij me këto dy grupe. Në përgjigje të këtyre thirrje, zëdhënës i Corbyn të dielën ka thënë: "Jeremy Corbyn ka qenë një mbështetës afatgjatë i të drejtave të palestinezëve dhe i kërkimit të paqes dhe drejtësisë në Lindjen e Mesme nëpërmjet dialogut dhe negociatave". Corbyn në të kaluarën bëri thirrje për pjesëmarrjen e Hamasit dhe Hezbullahut për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe theksoi rolin e Iranit në çështjet rajonale. Ai po ashtu iu referua këtyre dy lëvizjeve duke i quajtur ato si "mike".