Fundi i politikave megalomane të regjimit në Ankara
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i12739-fundi_i_politikave_megalomane_të_regjimit_në_ankara
Turqia ka deshtuar sa i përket rrëzimit te presidentit sirian Bashar al-Assad dhe tani është duke kërkuar mënyra për të ndryshuar politikën e saj në mënyrë që kështu të shmang pasojat e rënda ekonomike për shkak të lëvizjeve të këqija në udhëheqjen e shtetit, por edhe për të parandaluar ndonjë formim të shtetit-komb kurd në oborrin e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2016 19:06 Europe/Tirane
  • Fundi i politikave megalomane të regjimit në Ankara

Turqia ka deshtuar sa i përket rrëzimit te presidentit sirian Bashar al-Assad dhe tani është duke kërkuar mënyra për të ndryshuar politikën e saj në mënyrë që kështu të shmang pasojat e rënda ekonomike për shkak të lëvizjeve të këqija në udhëheqjen e shtetit, por edhe për të parandaluar ndonjë formim të shtetit-komb kurd në oborrin e saj.

Deklaratat e fundit nga zyrtarët turq tregojnë një zbutje të qëndrimeve ndaj çështjes siriane dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me Iranin, në fushën e zgjidhjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Ajo që ne nuk duhet të harrojmë është se vetëm para disa javëve Turqia Asadin e krahasoi me Hitlerin. Pyetjet e ngritura nga mediat ndërkombëtare duke filluar nga "ajo që çka është duke ndodhur me Ankaranë zyrtare që ka ndryshuar kursin politik, kur bëhet fjalë për problemet rajonale, ku 8 milion sirianë janë shpërngulur, janë vrarë më shumë se 200.000 të tjerë dhe tani qeveria e Ankarasë të kuptojë se paqja në Siri varet nga mbetja në pushtet e Asadit.

Turqia e mbushur me konflikte të brendshme

Edhe pse në zgjedhjet e fundit partia në pushtet AKP fitoi zgjedhjet, situata në terren në asnjë mënyrë nuk reflekton unitetin e popullit në mbështetje të qeverisë në pushtet. Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë incidenteve ku në mesin e tyre më eklatanti është pushtimi i gazetës opozitare Zaman nga ana e qeverisë turke. Po ashtu opozita turke vazhdimisht ka kritikuar politikat konfliktuale të Erdoganit, të cilat në fund e çuan Turqinë deri në atë masë saqë të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pasi që në rrethinë e këtij shteti nuk ka aleatë shtetëror. Nga ana tjetër, në juglindje të këtij vendi kanë shpërthyer konflikte të reja, ku policia dhe ushtria turke çdo ditë pëson humbje në operacionet kundër forcave kurdë. Para së të gjithash kurdët si një grup etnik i shpërndarë në disa vende të Lindjes së Mesme, tentojnë një homogjenizim territorial duke krijuar subjekte private apo mini-shtete në territorin e Irakut dhe Sirisë. Krejt kjo është si pasojë e politikave të gabuara të Rexhep Taip Erdogan, i cili i ka krijuar kurdëve një terren për të realizuar qëllimet e veta në tre shtete të LM.