100 milionë euro për Griezmann
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i13054-100_milionë_euro_për_griezmann
Chelsea është i gatshëm të japë 100 milionë për Antoine Griezmannin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2016 17:12 Europe/Tirane
  • 100 milionë euro për Griezmann

Chelsea është i gatshëm të japë 100 milionë për Antoine Griezmannin.

Siç bën me dije gazeta britanike The Guardian, Chelsea po përgatit një mega ofertë për të bindur mesfushorin e Atleticos, Antoine Griezmann t’i bashkohet londinezëve në verë. Sipas kësaj gazete Chelsea është gati të derdhë në arkën e Atleticos plot 100 milionë euro për yllin francez, sepse Griezmann shihet si dëshira më e madhe e trajnerit të ardhshëm të, Antonio Conte. Griezmann ka qenë një nga pikat më të forta të Atleticos në këtë sezon teksa në 36 javë kampionat ka shënuar 21 gola. Këtyre u shtohen dhe 7 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve mes të cilëve goli i kualifikimit në Munih përballë Bayernit në gjysmëfinale.