Sekreti 4 mijë e 600 vjeçar i Piramidave të Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i13057-sekreti_4_mijë_e_600_vjeçar_i_piramidave_të_egjiptit
Ekspertët egjiptianë dhe ekspertë të huaj kanë filluar të publikojnë misteret e pazbuluara deri më tani ndaj Piramidave të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Sekreti 4 mijë e 600 vjeçar i Piramidave të Egjiptit

Ekspertët egjiptianë dhe ekspertë të huaj kanë filluar të publikojnë misteret e pazbuluara deri më tani ndaj Piramidave të Egjiptit.

Studiuesit janë duke përdorur “rreze kozmike” për të krijuar harta 3D që tregojnë strukturat e brendshme të këtyre mrekullive të lashta. Javën e kaluar, arkeologët zbuluan rezultatet e pra të punës së tyre që përfshinë Piramidën Bent, e cila ndodhet 25 kilometra në jug të Kajros, shkruan DailyMail. Imazhet 3D tregojnë se dhomat e brendshme të strukturës së piramidës 4 mijë e 600 vjeçare, tregojnë shumë qartë formën e dhomës në brendësi. Kjo piramidë, ka dy hyrje, që mund të hapen mbi dy korridore kryesore të dy dhomave të varrimit, të cilat ndodhen mbi njëra tjetrën. Disa nga ekspertët sugjerojnë se Faraoni Sneferu, është i varrosur në njërën prej dhomave të fshehta nëntokë, por që skanimet e fundit ende nuk kanë zbuluar diçka të tillë.