Leicesteri vazhdon festën me fitore
May 07, 2016 17:27 Europe/Tirane
Leicester City ka fituar ndaj Evertonit me rezultat 3-1.
‘Dhelprat’ kanë vazhduar me fitore dhe kjo ishte e merituar pasi thyen mysafirët në çdo aspekt gjatë gjithë ndeshjes. Goli i parë erdhi nga Jamie Vardy në minutën e pestë, ndërsa Andy King shënoi golin e qetësisë së pjesës së parë në minutën e 33-të dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim. Vardy shënoi edhe një herë, por këtë herë nga pika e bardhë në minutën e 65-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Kevin Mirallas. Vlen të theksohet se Vardy dështoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të. Leicesteri ka siguruar titullin në javën e kaluar dhe kjo ishte vetëm një ndeshje për statistika.