Europa në javën që kaloi...54
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i13207-europa_në_javën_që_kaloi...54
Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme në kontinentin europian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2016 22:55 Europe/Tirane
  • Europa në javën që kaloi...54

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme në kontinentin europian.

Spikeri

Akuzimi i dy anëtarëve të Partisë Laburisë angleze për anti-semitizëm, e detyroi liderin e kësaj partie të prezantojë një plan special për të tejkaluar këtë krizë. Jeremy Corbin bëri të ditur krijimin e një komiteti që do të ketë për detyrë të shqyrtojë të gjitha problemet në lidhje me racizmin e në veçanti me anti-semitizmin në Partinë Laburiste që është partia më e madhe opozitare në Angli. Ky komitet që kryesohet nga aktivisti hebre Shami Cakerbati do të raportojë pas dy muajsh në lidhje me qëndrimet dhe reagimet e Partisë laburistë ndaj akuzave për racizëm dhe anti-semitizëm. Kjo krizë në radhët e Partisë Laburiste nisi kur ish kryebashkiaku i Londrës Ken Livingstone dhe deputeti i kësaj partie Naz Shah u akuzuan për anti-semitizëm për shkak të fjalimeve kundër regjimit sionist. Naz Shah, njëkohësisht me agresionin e regjimit sionist në Gaza ne verën e vitit 2014, në adresën e tij në Facebook deklaroi se rrugëzgjidhja e krizës izraelito-palestineze është transferimi i izraelitëve në SHBA. Nga ana e tij, Livingstone ka deklaruar se Hitleri ka qenë hebre dhe gjithmonë ka përkrahur idenë e transferimit të hebrenjve në territorin e Palestinës. Për të tilla deklarata është pezulluar anëtarësimi i tyre në Partinë Laburiste. Kjo nuk është hera e parë që politikanët dhe aktivistët perëndimorë akuzohen për anti-semitizëm për shkak të kritikave ndaj regjimit të Izraelit. Në perëndim, cdo kritikë ndaj agresioneve dhe krimeve të Izraelit si dhe cdo vënie në dyshim e mitit të Holokaustit dënohet ashpër.

Spikeri

Pas 4 muajsh të konsideruara si të pafundme negociatash për të krijuar një qeveri, procesi i bisedimeve mes partive politike spanjolle ka përfunduar ashtu siç ishte parashikuar. Madje edhe Mbreti Felipe VI, sovrani më i lartë i Spanjës, është detyruar ta pranojë këtë dhe ka deklaruar përmes një komunikate për shtyp se “nuk ekziston asnjë kandidat, i cili të gëzojë mbështetjen e nevojshme për të fituar besimin e Parlamentit”. E marta e javës së kaluar ishte dita e fundit e konsultimeve për të tentuar një sipërmarrje të pamundur, siç konsiderohej formimi i një shumice qeverisëse. Në teori, kreu i shtetit apo monarku, që gjithsesi ka fuqi të kufizuara, do të jetë i detyruar me ligj të shpërbëjë Parlamentin dhe të njoftojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 26 qershor. Mbreti Felipe VI ka shpallur atë që e prisnin prej javësh thuajse të gjithë se Spanja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Tashmë, 4 partitë kryesore mes të cilëve është ndarë vota e 20 dhjetorit të vitit të kaluar, kanë gjetur një akord. Kryeministri në largim, Mariano Rajoy, thuajse pa e pritur komunikatën e Mbretit Felipe, i kishte dhënë “dritën jeshile” fushatës elektorale, kur nga Cordoba shpalosi të njëjtin slogan të vitit të kaluar “Spanja serioze”, duke akuzuar të tjerët për krijimin e kësaj paralize të gjatë. Pavarësisht se i fitoi zgjedhjet e fundit, duke fituar 123 vende në Parlamentin spanjoll, Partia e tij Popullore humbi shumicën për të qeverisur vendin e vetme, ndaj dhe në janar refuzoi të rimerrte postin e kryeministrit duke i thënë popullit të tij se nuk kishte vota të mjaftueshme për të qeverisur. Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë se edhe në qershor, asnjë parti nuk do të mundet të sigurojë shumicën, ndaj do të duhet sërish formimi i një koalicioni. E megjithëse duhet pritur derisa të mësohet rezultati i zgjedhjeve të ardhshme, një gjë mund të thuhet thuajse me siguri: qeverisja bipartizane që ka karakterizuar Spanjën gjatë periudhës postdiktatoriale të Frankos, tashmë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Spikeri

Javën e kaluar, në Hanover u mblodhën krerët e SHBA, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në kuadër të marrëveshjeve të reja tregtare të Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Europian, Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se, bota ka nevojë më shumë se kurrë për një Europë të fortë, të bashkuar dhe demokratike. Po ashtu, ai pranoi se politika e emigracionit është e vështirë në çdo vend, por në këtë rast, blloku 28-anëtarësh nuk duhet të krijojë përçarje, tha ai. Ndërsa në tryezën e përbashkët me Angela Merkel, David Cameron, Matteo Renzi dhe Francois Hollande, Obama bëri gjithashtu thirrje për ndarjen e informacionit të shërbimeve të inteligjencës, për të parandaluar sulmet e ISIS. Nga ana e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se qëndrimi si pjesë e Bashkimit Europian do t’i sigurojë Britanisë të qenit një shtet i begatë dhe ekonomikisht i suksesshëm. Merkel ka shtuar se mes të tjerash, edhe marrëveshja për tregti të lirë mes SHBA-ve dhe BE-së do të sjellë të tjera përfitime. Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve ose siç cilësohet shkurtimisht TTIP është një seri negociatash te cilat po kryen ne fshehtësi midis BE dhe SHBA. Si një marrëveshje e tregtisë bilaterale, TTIP ka synim reduktimin e barrierave rregullatore të tregtisë për biznesin e madh (korporatat), si ligji për sigurinë e ushqimit, legjislacionin mjedisor, rregullat bankare dhe fuqitë legjislative të vendeve sovrane. Që para se te fillonin negociatat e TTIP vitin e kaluar, procesi ka qenë i fshehtë dhe jodemokratik. Kjo fshehtësi ka qene në vazhdim e sipër. Vetëm para pak ditësh BE u detyrua ta deklasifikojë dhe te botoje pjese te negociatave pas presonit te madh politik dhe të opinionit publik. Mendohet se kjo marrëveshje që po i imponohet BE-së nga SHBA është një sulm ndaj kompanive evropiane nga korporatat ndërkombëtare me qendër në SHBA.

Spikeri

Javën e kaluar, rreth 50 mijë mjekë kanë filluar grevën në Britani të Madhe me kërkesë për ngritjen e pagave dhe për përmirësimin e kushteve të punës. Kjo është protesta e parë pas 40 vitesh e mjekëve në Britani. Mjekët stazhistë , ku përfshihen edhe mjekët e sapodiplomuar e kanë filluar grevën dhe kanë paralajmëruar se ajo do të zgjasë derisa kërkesat e tyre të drejta të pranohen nga qeveria e Londrës. Gjatë kohës së grevës anembanë Britanisë janë ofruar vetëm shërbimet e emergjencës mjekësore. Kjo grevë bëri që të anulohen 4 mijë operacione dhe të ndërpritet tërësisht puna në një numër shumë të madh të ambulancave. Ndër shkaqet e grevës është edhe vendimi i qeverisë së Britanisë së Madhe për të ndryshuar nivelin e pagesave dhe oraret e punës së personelit shëndetësor. Kryeministri britanik, David Cameron ka ftuar mjekët të ndërprejnë grevën, por kërkesa e tij ka hasur në vesh të shurdhër. Në Britani ka dështuar dialogu me sindikalistët për pagesat gjatë fundjavave dhe për punën me orar të zgjatur. Grevistët paralajmërojnë se gjatë javëve në vijim, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, mjekët do të organizojnë edhe dy greva tjera.

Spikeri

Gjatë qëndrimit në Itali, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje liderëve europianë të mbrojnë kufijtë e jashtëm të Be-së për të shmangur atë që e cilësoi si rrezik kthimin në nacionalizëm. Merkel, e cila zhvilloi një takim me kryeministrin italian Mateo Renzi në Romë, deklaroi se mbrojtja kufitare përfaqëson një sfidë për të ardhmen e Europës, nga Mesdheu deri në Polin e Veriut. Kancelarja paralajmëroi se lëvizja e lirë është seriozisht e kërcënuar, mes krizës më të rëndë të emigracionit që ka përfshirë kontinentin e vjetër që prej Luftës së Dytë Botërore. Nga ana e tij, kryeministri italian, i cili i druhet një vërshimi të ri të emigrantëve drejt Italisë, theksoi nevojën e hartimit të një strategjie për Afrikën, pas mbylljes së itinerarit ballkanik dhe marrëveshjes mes Turqisë dhe BE për të reduktuar fluksin e personave që kalojnë Egjeun. “Gjëja më e rëndësishme është të investojmë në Afrikë në mënyrë që të reduktojmë varfërinë që detyron emigrantët të largohen nga shtëpitë e tyre”, propozoi Renzi. Dy liderët kundërshtuan ashpër planet e Austrisë për të ndërtuar një gardh në kufirin me Italinë. Kalimi i Brennerit ku Austria synon të ndërtojë gardhin është një prej pikave kufitare që përdorin emigrantët në rrugën e tyre drejt Europës Veriore. Takimi Merkel-Renzi u zhvillua në kuadër të takimit të krerëve të BE në Romë. Liderët europianë janë mbledhur në Romë për të diskutuar gjendjen e Bashkimit Europian, përçarjet dhe krizën e emigrantëve. Presidenti i Komisionit Junker, ai i parlamentit Shulz dhe i Këshillit Tusk, u shprehën se unioni rrezikohet nga interesat e ngushta të secilit vend, duke bërë thirrje për unitet. Sa i përket krizës së klandestinëve, ata u shprehën se siguria e kufijve të jashtëm europianë është kyç në frenimin e fluskit. Bllokut 28 vendesh i mungon një vizion koherent dhe po rrezikohet nga interesat e ngushta kombëtare të secilit shtet. Deklarata vjen nga Roma, aty ku udhëheqësit europianë janë mbledhur në një tryezë mbi gjendjen e Bashkimit Europian. Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker tha se unionit nuk duhet vetëm ti marrim, por edhe ti japim. “Kur është fjala për të marrë kemi europianë me kohë të plotë, kur është fjala për të dhënë i kemi me kohë të pjesshme. Më parë nuk ka qenë kështu, për çdo projekt europianët ishin me kohë të plotë, kurse tani shumica janë më kohë të pjesshme, ky është problem”, u shpreh Junker. Kurse Presidenti i Parlamentit të Bashkimit Europian Martin Schulz tha se shumë udhëheqës ankohen se po sulmohen nga Brukseli. “Sot kemi udhëheqës që vijnë në Bruksel, japin intervista mediatike dhe thonë duhet të mbroj interesat e vendit tim në Bruksel, gjë e cila automatikisht do të thotë se interesat e vendit tim janë sulmuar në Bruksel”, u shpreh Schulz, duke shtuar se në shumicën e rasteve ankesat vinë nga vendet që marrin më shumë fonde nga Bashkimi Europian. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se prioritet i BE-së duhet të jetë siguria e kufijve të jashtëm për ti dhënë një zgjidhje krizës së madhe të emigrantëve.