Barca dhe Reali në luftë për titullin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i13303-barca_dhe_reali_në_luftë_për_titullin
Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 5-0. Barca ishte më e mirë gjatë gjithë takimit në derbin lokal, duke mos i dhënë mundësi asnjëherë mysafirëve të luajnë lojën e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2016 17:37 Europe/Tirane
  • Barca dhe Reali në luftë për titullin

Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 5-0. Barca ishte më e mirë gjatë gjithë takimit në derbin lokal, duke mos i dhënë mundësi asnjëherë mysafirëve të luajnë lojën e tyre.

Ishte magjiku Lionel Messi, futbollisti që shënoi për epërsinë e skuadrës nga Camp Nou,e gjitha kjo në minutën e tetë. Argjentinasi e ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë për të çuar në këmbë të pranishmit në stadium. Katalunasit shfrytëzuan një gabim në mbrojtjen mysafire në minutën 52-të për ta dyfishuar epërsinë. Luis Suarez ishte protagonist (52’), ndërsa goli erdhi falë asistimit nga Messi. Uruguaianit nuk iu desh shumë kohë që ta shënonte edhe golin e dytë personal (61’). Fitoren e Barcës me goleadë e vendosën dyshja braziliane Rafinha (74’) dhe Neymar (83’). Barcelona tani ka 88 pikë, apo një më shumë se Real Madridi në vendin e dytë dhe tre më shumë se Atletico. Real Madridi e ka marrë pozitën e dytë në tabelë falë fitores prej 3-2 kundër Valencias në Santiago Bernabeu. Protagonist i golit të parë ishte futbollisti kryesor i Los Blancos, Cristiano Ronaldo. Portugezi pranoi një top nga Marcelo, krijoi hapësirë dhe goditi në shënjestër (26’). Karim Benzema e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire për ta dyfishuar epërsinë (43’). Pas një përplasjeje të Shkodran Mustafit me Aymen Abdennour, një lojtar i Los Che e ktheu topin në zonë ku priste francezi dhe ai e dërgoi në rrjet. Në këtë mënyrë, Reali shkoi në pushim me epërsi prej dy golash. Në gjysmën e dytë, mysafirët e ngushtuan rezultatin me anë të Rodrigos (55’). Mirëpo, CR7 tregoi klasin e tij për golin e dytë personal (59’). Ai pranoi një top nga James dhe sulmi i tij ishte i pandalshëm. Gjërat i bëri interesante Andre Gomes duke shënuar edhe golin e dytë për vizitorët (81’). Mirëpo, përjashtimi i Rodrigos me karton të kuq (84’) zbehu mundësitë e tyre për barazimin e rezultatit. Me këtë fitore, Real Madridi është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 87 pikë, një më pak se lideri Barcelona. Nga ana tjetër, Atletico Madridi është zhvendosur në vend të tretë pas humbjes nga Levante dhe tashmë e ka humbur edhe matematikisht garën për titullin e La Ligas.