Krizë e thellë e papunësisë në Amerikë
Të dyja kampet, ai i demokratëve dhe i republikanëve kanë filluar kampanjën këtë vit për zgjedhjet presidenciale në SHBA, të dhënat dëshmojnë për një rritje të thellë të krizës ekonomike në këtë vend.
Me fjalë të tjera, kjo bie ndeshë me deklarimet e demokratëve se kriza ekonomike në Amerikë ka mbaruar. Niveli i papunësisë në Amerikë është rritur dukshëm në disa rajone të këtij vendi. Nuk është e qartë se si Obama dhe Biden justifikojnë këtë status quo. Këtë gjë më së miri e vërtetojnë të dhënat ekzistuese. Shumë punëtorë amerikanë janë në prag të shkarkimit, ndërsa një pjesë tjetër kërkojnë përdorimin e kontributeve të sigurimit gjatë kohës së papunësisë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters thuhet se numri i amerikanëve, të cilët javën e kaluar përfunduan format e sigurimit të papunësisë u rrit më shumë se sa pritej. Ky numër është i pashembullt në krahasim me vitin e kaluar. Departamenti amerikan i punës ka njoftuar se numri i kërkesave për ndihmë sociale gjatë kohës së papunësisë sezonale më 30 prill ishte 17 mijë e 274 kërkesa. Numri më i madh i papunësisë është shënuar nga shkurti i viti të kaluar kur kërkesat për ndihmë kanë arritur në 260 mijë sosh. Por çështja nuk është e kufizuar vetëm në këtë pikë! Përjashtimi nga puna i punëtorëve amerikanë janë një çështje tjetër që duhet të merret parasysh në këtë drejtim. Statistikat dëshmojnë se numri i përjashtimit nga puna ka arritur në 35 %. Sipas këtij raporti, numri më i madh i humbjes së vendeve të punës është në sektorin e energjisë për shkak të uljes së çmimit të naftës. Thuhet se 65 mijë e 141 persona janë larguar nga puna gjatë muajit të kaluar dhe kjo dëshmon një rritje prej 35 %. Në muajin prill në sektorin e energjisë janë larguar nga puna 19 mijë e 759 punëtorë. Vetëm gjatë këtij viti nga ky sektorë janë larguar nga puna gjithsej 72 mijë e 660 persona.