Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, sekreti i marrëdhënieve të ftohta
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i13330-shtetet_e_bashkuara_dhe_arabia_saudite_sekreti_i_marrëdhënieve_të_ftohta
Marrëdhëniet aktual mes Uashingtonit dhe Riadit nuk janë të njëjta sikur ato të viteve të mëparshme dhe ekzistojnë shumë shenja që dëshmojnë për ftohjen e këtyre marrëdhënieve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2016 18:16 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, sekreti i marrëdhënieve të ftohta

Marrëdhëniet aktual mes Uashingtonit dhe Riadit nuk janë të njëjta sikur ato të viteve të mëparshme dhe ekzistojnë shumë shenja që dëshmojnë për ftohjen e këtyre marrëdhënieve.

Prandaj mund të shtrohet pyetja se cili është statusi aktual i marrëdhënieve mes SHBA dhe Arabisë Saudite dhe cilët janë ata faktorë që determinojnë këto marrëdhënie? SHBA dhe Arabia Saudite në dekadat e fundit kanë pasur marrëdhënie të ngushta dhe tepër strategjike. Vitet e fundit Arabia Saudite ka qenë aleati më i ngushtë i SHBA në vendet arabe dhe islame. Riadi dhe Uashingtoni në dekadat e fundit kanë pasur një bashkëpunimit shumë të ngushët në fushat e sigurisë dhe energjisë. Por këto marrëdhënie në vitet e fundit kanë pësuar rënie graduale. Shumë kush beson se tanimë Arabia Saudite gradualisht ka humbur pozitën e aleatit për SHBA dhe Perëndimin në rajon. Natyrisht se nuk ekziston vetëm një çështje që ka ndikuar në këtë rënie, por janë disa çështje tjera që kanë krijuar një situatë të re. Një nga arsyet kryesore të rënies së rolit të Arabisë Saudite për SHBA në përgjithësi është ndryshimi i strategjisë politike dhe të sigurisë së Uashingtonit në LM. Gradualisht Amerika ka shmangur fokusin kryesor të politikës së saj të jashtme në LM dhe në rajone tjera, veçanërisht në Azinë Lindore. Amerikanët i frikësohen ngritjes së Kinës si një fuqi e madhe ekonomike dhe politike në vitet e fundit dhe e shohin të arsyeshme tërheqjen graduale nga LM duke i dhënë përparësi prioriteteve tjera. Shumë analistë ndërkombëtare mendojnë se Uashingtonit për shkak të krizave të fundit në LM i ka ndryshuar prioritetet e tij. Në të njëjtën kohë, të reduktimi i varësisë nga burimet e naftës nga Arabia Saudite, është një tjetër arsye për ndryshimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Uashingtonit. SHBA kohët e fundit ka bërë investime të mëdha për të prodhuar ose blerë naftë nga vende tjera dhe me këtë rast Arabia Saudite ka humbur rëndësinë që kishte për amerikanët. Së fundmi është shfaqur edhe një tjetër arsye që ka ndikuar dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve mes Riadit dhe Uashingtoni dhe ajo është dyshimet që SHBA ndaj rolit të Arabisë Saudite në sulmet e 11 shtatorit 2001. Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite ka paralajmëruar Amerikën rreth miratimit të ligjit në lidhje me sulmet e 11 shtatorit. Adel Xhubeir, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, deklaroi se nëse Amerika do të miratojë projektligjin i cili konsideron se Arabia Saudite ka patur rol në sulmet e 11 shtatorit 2001, atëherë Uashingtoni do të humbë besimin e investitorëve në të gjithë botën. Gazeta amerikane "New York Times" ka shkruar se qeveria e Riadit ka kërcënuar se nëse Kongresi i Amerikës do të miratojë projektligjin i cili heq imunitetin e shteteve të huaja në lidhje me sulmet terroriste që vrasin qytetarët amerikanë në territorin e Amerikës, atëherë do ta shesë kapitalin e saj që ka në Amerikë në vlerë të 750 miliardë dollarëve. Vlen të theksohet se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Kongresi i Amerikës ka formuar një komitet për hetime në me lidhje këto sulme i cili ka publikuar një raport të gjerë, mirëpo edhe pas 10 viteve ende nuk është publikuar pjesa e këtij raporti në lidhje rolin e Arabisë Saudite në këto sulme.