Anija ‘fantazmë’ shfaqet në breg pa asnjë person në bord
May 09, 2016 17:22 Europe/Tirane
Ekspertët kanë mbetur të habitur kur një anije cisternë u shfaq në breg pa asnjë person në bord.
Anija gjigande quhet Tamaya dhe u shfaq në mënyrë misterioze në brigjet e Liberisë në Afrikë. Banorët vendas u shokuan kur panë se në bord nuk kishte asnjë njeri. Pozicioni i anijes nuk dihej prej tre javësh. Cisterna e gjatë 64 metra ishte nisur për në portin e Dakarit në Senegal dhe nuk ishte parë që prej 21 prillit. Një zyrtar tha se varianti më i mundshëm është ai se pronari i anijes mund të ketë falimentuar dhe nuk ka pasur para për të paguar stafin. Për këtë arsye, ata e kanë braktisur anijen. Anija është vandalizuar nga banorët që e kanë gjetur.