Tufani Korbin
Përkundër asaj që mendohej, Partia laburiste në Britani ka arritur të dalë fituese përballë Partisë konservatore dhe partive tjera në zgjedhjet lokale në Britani.
Partia laburistë e Jeremy Korbin i ka quajtur zgjedhjet lokale të fundit në Britani "një e enjte e madhe", pavarësisht humbjes në zgjedhjet parlamentare në Skoci, në zgjedhjet lokale në Britania ka korru rezultat të papritur pozitiv. Jeremy Korbin i cili edhe përkundër disa kundërshtarëve që i kishte brenda Partisë laburistë si Tony Blari, ka arritur sukses të madh në zgjedhjet e fundit lokale në Britani. Ai me rezultatin e këtyre zgjedhjeve e ka forcuar pozitën e tij në krye të Partisë Laburiste. Partia Laburiste ka fituar në Londër dhe në disa qytete tjera kryesore të Britanisë së Madhe. Shumica e analistëve besojnë se Partia laburistë ka befasuar me rezultatin në zgjedhjet lokale të enjtes së madhe që konsiderohet si testi parë serioz për Jeremy Korbin përballë presioneve të jashtme e kryesisht të liderit konservator David Cameron. Korbin me këtë rezultat u ka mbyllur gojën shumë kundërshtarëve të tij politikë në Britani të Madhe. Fitorja është aq e thellë në zgjedhjet lokale ne Britani saqë Laburistet e opozitës po flasin për rikthim te sigurt te Ed Milibandit ne postin e kryeministrit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Opozita ka fituar 700 vende këshilltaresh dhe ka fituar bashkitë e Bimingamit dhe Kardifit. Nisur nga rezultatet e deritanishme laburistët kane fituar 39 per qind te votës ne shkalle kombëtare, ndërsa konservatoret e kryeministrit Cameron me 31 për qind. Pjesëmarrja ne këto zgjedhje ka qen ne 32 përqind, me e ulta qe nga vitit 2000. Partia Nacionale Skoceze ka premtuar zgjedhje të reja për pavarësi nëse vendi do të jetë i detyruar të largohet nga Bashkimi Europian kundër vullnetit të saj pas referendumit të 23 qershorit. Megjithatë, mund të flitet lirisht për një fund të periudhës së David Kameron pasi ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje.