Barcelona, kampione e Spanjës për të 24-tën herë
Barcelona ka mundur 3-0 Granada, falë një triplete të Luis Suares, duke fituar kështu për të 24-tën herë titullin kampione e Spanjës, këtë herë me Luis Enrique në pankinë.
Blaugranët luftuan me Real Madridin deri në javën e fundit të kampionatit për epitetin e më të mirit, ndërkohë që Atletico Madridi u dorëzua një javë më parë. Dhe, katalunasit ishin komodë në fitoren prej 3-0 në udhëtim te Granada duke i siguruar pikët e nevojshme për ta fituar La Ligan, me vetëm një pikë më shumë se përcjellësi i parë – Los Blancos. Golashënuesi më i mirë në La Liga, Luis Suarez, i shënoi të dy golat e Barcës në pjesën e parë (22’ dhe 38’). Ai nuk u mjaftua me kaq, por e kompletoi het-trikun. Ishte një kombin i treshes fantastike: Messi pasoi te Neymar, braziliani asistoi te Suarez dhe ai realizoi (86’). Katalanasit kanë lënë pas vetëm me 1 pikë rivalët historikë të Real Madrid, që kanë arritur një fitore të padobishme në fushën e La Coruna, 2-0 kundër Deportivo. Të dielën në Spanjë luhen të ashtuquajturat “ndeshjet e shpëtimit”, ku janë të përfshira skuadrat Getafe, Rayo dhe Gijon, vetëm njëra prej të cilave do të mund të qëndrojë në La Liga.