Irani në pasqyrën javore...57
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i15382-irani_në_pasqyrën_javore...57
Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javës së kaluar në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2016 21:36 Europe/Tirane
  • Irani në pasqyrën javore...57

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javës së kaluar në Iran.

Spikeri

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me pjesëmarrësit në garat ndërkombëtare të Kur’anit të shenjtë e quajti Kur’anin bosht të unitetit islamik dhe deklaroi: “Në rrethanat aktuale kur qëllimi i arrogancës botërore është krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve, umeti islam duhet të kapet në këtë mirësi hyjnore dhe të ecë në rrugën e unitetit”. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, javën e kaluar, në takim me pjesëmarrësit në sesionin e 33-të të garave ndërkombëtare të Kur’anit të shenjt në Teheran, theksoi se Amerika është djalli më i madh dhe tirania më e madhe në botë. Sot detyra më e rëndësishme e dijetarëve dhe mendimtarëve myslimanë është vetëdijesimi i njerëzve përballë politikave mashtruese të armikut dhe umeti islam nuk duhet të mashtrohet me politikat dhe premtimet e fuqive të mëdha dhe nuk duhet të frikohet nga kërcënimet e armiqve. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e cilësoi Kur’anin e shenjtë bosht të unitetit të umetit islam dhe deklaroi se në rrethanat aktuale kur qëllimi i arrogancës botërore është krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve, umeti islam duhet të kapet në këtë mirësi hyjnore dhe të ecë në rrugën e unitetit. Ajetollah Khamenei në vazhdim vuri në dukje përpjekjet e gjera të fuqive të mëdha të botës për të goditur Islamin dhe umetin islamit dhe theksoi: “Ata e dinë që nëse myslimanët do të kenë forcë, atëherë ata më nuk do të imponojnë hegjemoninë e tyre mbi popujt e tjerë dhe çështja e Palestinës nuk do të lihet në harresë”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke shprehur keqardhje për faktin se disa vende islame vetëm po ndjekin politikat e arrogancës botërore dhe theksoi se vendet e rajonit të cilat po zbatojnë politikat e Amerikës në realitet po tradhtojnë umetin islam dhe po krijojnë rrethanat për depërtimin sa më të madh të Amerikës në vendet myslimane. Ajetollah Khamenei në vazhdime shtoi se besimi dhe rezistenca e popullit të Iranit përballë politikës ambicioze të Amerikës është faktori kryesor i fuqisë së Republikës Islamike të Iranit. Shkaku i komploteve të ndryshme që kanë bërë fuqitë e mëdha kundër popullit iranian është forca e bazuar në Islam dhe armiku ka frikë nga “Islami i fuqishëm”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit krijimin e grupeve terroriste takfiriste në rajon dhe fillimin e luftës dhe konfliktit mes myslimanëve e cilësoi rezultat të mungesës së vetëdijesimit të drejtë të myslimanëve dhe theksoi se padyshim që më në fund fronti i së keqes do të detyrohet të tërhiqet përball frontit të Islamit.

Spikeri

Javën e kaluar, Presidentët e Iranit dhe Kroacisë deklaruan vullnetin e dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe bashkëpunimin në nivel rajonal e ndërkombëtar e në veçanti në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Dr. Hasan Ruhani, president i RII në një konferencë të përbashkët për shtyp të zhvilluar në Teheran me presidenten e Kroacisë znj. Kolinda Grabar Kitarovic e cilësoi Kroacinë si një vend mik të Iranit në rajonin e Ballkanit dhe shtoi se Irani ishte një nga vendet e para që njohu zyrtarisht pavarësinë e Kroacisë dhe që atëherë të dyja vendet kanë pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira. Z. Ruhani tha se Kroacia për shkak të të përbashkëtave të shumta historike dhe kulturore me Iranin dhe të pozitës së rëndësishme gjeografike, mund të jetë një urë lidhëse mes Iranit dhe BE. Në vazhdim, presidenti iranian tha se prania e delegacionit të nivelit të lartë kroat në Teheran dëshmon vullnetin politik të qeverisë kroate për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Iranin. Nga ana e saj, znj. Kitarovic, presidente e Kroacisë, në këtë konferencë shtypi vizitën e saj në Teheran e cilësoi si një fazë të rëndësishme për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shtoi se Kroacia mund të jetë një rrugë mjaft e mirë për transferimin e energjisë së Iranit drejt BE. Presidentja kroate tha se RII luan një rol kyç në rajonin e LM, ndërsa Kroacia si anëtare e BE i përkrah përpjekjet e Iranit për reduktimin e tensioneve në rajon. Ajo shtoi se Kroacia do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin për zhdukjen e terrorizmit sidomos në Afganistan, Siri dhe Irak dhe do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit mes RII dhe BE. Gjatë vizitës së saj në Teheran, znj. Kolinda Grabar Kitarovic u shoqërua nga një delegacion i nivelit të lartë ekonomik kroat dhe funksionarë të ekonomisë së Kroacisë që zhvilluan takime me funksionarë ekonomikë të Iranit si ministri i industrisë, tregtisë dhe minierave, ministri i telekomunikacionit, me të cilët u shqyrtuan rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Iranit dhe Kroacisë.

Spikeri

Javën e kaluar, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1 është vetëm një pjesë e politikës së jashtme të qeverisë së Iranit në bashkëpunimin konstruktiv me botën dhe një lëvizje në fushën e zhvillimit ekonomik. z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me ambasadorët dhe me shefat e përfaqësive diplomatike të Iranit jashtë vendit që u zhvillua gjatë punimeve të konferencës "Marrëveshja bërthamore dhe ekonomia e rezistencës, rastet dhe potencialet" në Teheran, vuri në dukje rezultatet e negociatave bërthamore dhe deklaroi: "Në dekadat e fundit pak vende kanë arritur të zhvillojnë negociata me fuqitë e mëdha në një çështje të ndërlikuar dhe të arrijnë në një marrëveshje me dimensione kaq të gjera". Presidenti i RII shtoi: "Sot me anë të marrëveshjes bërthamore, është asgjësuar një pjesë e madhe e politikës iranofobe që ndiqej me gënjeshtra në lidhje me çështjen e programit atomik të Iranit. Mirëpo projekti i iranofobisë ende po ndiqet nga armiqtë e popullit të Iranit në çështje të tjera si në fushën e terrorizmit dhe për këtë arsye duhet të rezistohet hap pas hapi kundër tyre". Z. Ruhani në vazhdim vuri në dukje se Irani ka resurse të mëdha dhe të pasura tokësore dhe nëntokësore, ka fuqi të madhe njerëzore dhe të re, të shkolluar dhe efikase si dhe gëzon një siguri të pashembullt dhe theksoi se ambasadorët e Iranit në vendet e ndryshme të botës duhet të prezantojnë në nivel më të lartë potencialet dhe rastet për investim në Iran për investitorët e huaj.

Spikeri

Ministri i jashtëm i RII, z. Muhamed Xhevad Zarif, deklaroi se procesi politik për zgjidhjen e krizës në Siri është vetëm sirian dhe askush nuk mund të diktojë kushtet për popullin sirian. Duke folur në fund të konferencës kushtuar Sirisë në kryeqytetin austriak Vjenë, javën e kaluar, Zarif tha se të gjithë pjesëmarrësit në Grupin Ndërkombëtar për Mbështetjen e Sirisë duhet t’a kuptojnë se sirianët e kanë fjalën e fundit për zgjidhjen politike të krizës në vendin e tyre. Ai shtoi se takimi i Vjenës përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Ai, megjithatë ka theksuar se ajo që është e rëndësishme është se ka konsensus të përgjithshëm për nevojën e ndërprerjes së armiqësive mes palëve në Siri. Zarif theksoi rëndësinë e adresimit të çështjes së "përzierjes së grupeve të ndryshme dhe terroristeve të Frontit Al-Nusra" në Siri. Zarif tha se këto grupe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ndihmohen me armatime nga jashtë dhe shtoi se kjo çështje u përfshi në komunikatën përfundimtare të këtij takimi. Ministri i jashtëm iranian theksoi se pjesëmarrësit në takimin e Vjenës u pajtuan të vazhdojnë të punojnë dhe të mbështesin procesin politik dhe shtoi: "Natyrisht, vendet pjesëmarrëse në tryezë kanë pikëpamje të kundërta dhe mosmarrëveshje mbi një sërë çështjesh dhe unë besoj se është e rëndësishme për t’a kuptuar atë". Pavarësisht përfundimit të luftës në disa zona në Siri, ka pasur boshllëqe të shumta që nga fillimi, ka thënë Zarif. "Mangësitë më të rëndësishme kanë qenë fakti se Fronti Al Nusra, që është një organizatë e madhe terroriste që vepron në shumë rajone që tani janë duke kaluar nëpër katastrofa të rënda humanitare, vazhdon të bashkëpunojë me grupe të ndryshme të cilët mbështeten nga qeveritë në rajon dhe jashtë rajonit dhe ka nevojë që të gjithë të pajtohen me këtë", theksoi z. Zarif.

Spikeri

Muhamed Bagher Nobakht, zëdhënësi i qeverisë së Iranit, duke folur në lidhje me marrjen e dy çmimeve të fundit në festivalin e filmit Kan, deklaroi se ky sukses i kinemasë së Iranit është krenari për të gjithë popullin iranian në fushën e artit, për arsye se dy artistë iranianë kanë arritur të fitojnë çmime në këtë festival. Nobakht shtoi se qeveria gjithmonë është mbështetëse e artit origjinal iranian dhe islamik, prandaj mund të pritet që artistët iranianë të pozicionohen në një pozitë më të lartë dhe të krijojnë krenari edhe më të madhe për popullin iranian. Vlen të theksohet se Shahab Huseini, artisti iranian i filmit "Shitësi" fitoi çmimin "Palma e Artë" të festivalit ndërkombëtar të filmit në Kan për artistin më të mirë. Ndërkohë Asghar Farhadi, regjisori i njohur iranian, fitoi çmimin e regjisorit më të mirë për filmin "Shitësi".

Spikeri

Javën e kaluar, Lideri suprem i Revolucionit islamik me anë të një dekreti, emëroi z. Ali Asgari në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTV të RII. Zyra e Ajetollah Khameneit, liderit suprem të Revolucionit islamik bëri të ditur se lideri suprem ka pranuar dorëheqjen e ish-drejtorit të përgjithshëm të RTV të RII z. Mohamed Sarafraz dhe pasi e falënderoi atë për përpjekjet e çmuara dhe revolucionare në krye të këtij institucioni, emëroi z. Abdulali Ali Asgari drejtor të ri të RTV të RII. Në dekretin e tij lideri suprem i Revolucionit islamik kërkoi nga drejtori i ri i RTV të RII që me programim, me respektim të vijave të përgjithshme strategjike të edukojë dhe të ruajë forcat revolucionare dhe efikase dhe të realizojë një prani efikase edhe në hapësirën virtuale. Në këtë dekret Ajetollah Khamenei e emëroi z. Mohamed Sarafraz anëtar të Këshillit të lartë të hapësirës virtuale. Z. Sarafraz më parë ka qenë anëtar juridik i Këshillit të lartë të hapësirës virtuale.