Shqipëri Rama I përgjigjet partisë Demokratike
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i1588-shqipëri_rama_i_përgjigjet_partisë_demokratike
Kryeministri Edi Rama reagoi të shtunën ndaj akuzave të fundit të Partisë Demokratike, sipas së cilës, “FRESSH është përfshirë në trafik droge”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2016 07:15 Europe/Tirane

Kryeministri Edi Rama reagoi të shtunën ndaj akuzave të fundit të Partisë Demokratike, sipas së cilës, “FRESSH është përfshirë në trafik droge”.

“Kur mendon se horrllëku i baltës s’ka ku shkon më tutje, ka prapë edhe më tutje!… Sulmi i baltës sot ndaj FRESSH-it, shembulli më i freskët!”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Më herët, Kryetari i FRPD-së, Belind Këllici deklaroi se “dekriminalizimi duhet shtrirë edhe më gjerë”, ndërsa i referohej lajmit të përhapur në disa media se në autobusin me të cilin udhëtonin të rinj të FRESSH-it dhe disa pasagjerë të rastësishëm, policia kufitare e Turqisë ka gjetur drogë mbrëmjen e së premtes.