Mesazhet e jashtëtokësorëve për njerëzimin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i1681-mesazhet_e_jashtëtokësorëve_për_njerëzimin
Burimi i këtyre informacioneve është Jean Ederman, tani 49-vjeçar, nga Franca, i cili punon në fushën e aviacionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2016 18:10 Europe/Tirane
  • Mesazhet e jashtëtokësorëve për njerëzimin

Burimi i këtyre informacioneve është Jean Ederman, tani 49-vjeçar, nga Franca, i cili punon në fushën e aviacionit.

Ai pretendon të ketë qenë pilot i aeroplanëve ushtarakë, kontrollues ajror dhe menaxher i aeroportit si dhe të kishte kryer studimet e magjistraturës për ekonomi. Ai madje thotë që ka pasur një sërë eksperiencash të çuditshme që prej moshës gjashtëvjeçare e këndej, përfshirë këtu edhe kontaktin me UFO dhe jashtëtokësorë. Ndër të tjera ai shkruan: “... pasi pata arritur ta projektoj veten psikikisht në një vend me prani të jashtëtokësorëve, kam marrë mesazhet e mëposhtme ...”

Kush jemi ne?

As shkencëtarët, e as përfaqësuesit e feve nuk flasin në mënyrë unanime për ngjarjet e pashpjeguara, që njerëzimi i ka vërejtur për mijëra vjet. E, për ta kuptuar të vërtetën, njerëzit duhet të përballen me gjëra pa u filtruar nga askush paraprakisht, sado të respektueshëm që mund të jenë ata njerëz. Sikur miliarda krijesa të tjera në këtë univers, ne jemi krijesa me vetëdije dhe disa na quajnë ‘jashtëtokësorë’. Gjithsesi, nuk ka dallim fundamental në mes jush dhe nesh, përveç disa hapave të caktuar të evoluimit. Sikur në strukturat e tjera të organizuara, edhe te ne ekziston hierarkia. Sa i përket dukjes së jashtme, ka dallime mes nesh dhe jush, megjithatë edhe ne kemi formë humanoide. Ekzistenca jonë është realitet, mirëpo shumica prej jush nuk e kuptoni atë.