Bayerni vazhdon me fitore
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i1684-bayerni_vazhdon_me_fitore
Bayern Munich ka vazhduar me fitore në vitin 2016, këtë herë duke fituar në shtëpi ndaj Hoffenheimit me rezultat 2-0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2016 18:28 Europe/Tirane
  • Bayerni vazhdon me fitore

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në vitin 2016, këtë herë duke fituar në shtëpi ndaj Hoffenheimit me rezultat 2-0.

Bavarezët dukeshin një skuadër nga një planet tjetër për dallim nga mysafirët të cilët dukeshin të humbur në fushë dhe pa ide. Edhe këtë herë Bayerni fitoi fal golave të Robert Lewandowski në minutat 32’ dhe 64'. Vlen të theksohet se sulmuesi polak është autor i të gjitha golave në vitin 2016 për kampionët gjerman. Deri më tani ai ka shënuar 19 gola në Bundesliga, një më pak se Pierre-Emerick Aubameyang. Ndeshja e ardhshme e ekipit te drejtuar nga Pep Guardiola është ndaj Bayer Leverkusenit.