Kodsi prioriteti i parë i ummetit Islam
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i19780-kodsi_prioriteti_i_parë_i_ummetit_islam
Nafez Azam anëtar i lartë i zyrës politike Xhihadi Islamik Palestinez në prag të Ditës Botërore të Kodsit ka thënë se kjo ditë rikujton faktin se popujt myslimanë duhet të ndjekin me seriozitet çështjen e shpëtimit të xhamisë Al Aksa dhe të Kodsit nga pushtuesit sionistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2016 01:31 Europe/Tirane
  • Kodsi prioriteti i parë i ummetit Islam

Nafez Azam anëtar i lartë i zyrës politike Xhihadi Islamik Palestinez në prag të Ditës Botërore të Kodsit ka thënë se kjo ditë rikujton faktin se popujt myslimanë duhet të ndjekin me seriozitet çështjen e shpëtimit të xhamisë Al Aksa dhe të Kodsit nga pushtuesit sionistë.

Ky anëtar i Xhihadit Islamik Palestinez, foli mbi iniciativën e rëndësishme të themeluesit të RII Imam Khomeinit (ra) në emërimin e të premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita Botërore e Kodsit dhe tha se kombi palestinez shpreson që Dita e Kodsit të ringjallë unitetin e ummetit islam për çlirimin e Palestinës dhe të Kodsit të shenjtë. Ligjëruesit në tubimin e dijetarëve myslimanë libanez në Bejrut theksuan se Dita Botërore e Kodsit si përkujtim nga Imam Khomeini (ra) është mundësia më e mirë për fillimin e procesit për çlirimin e Kodsit së Shenjtë dhe të gjithë tokave palestineze. Mohamed Al Leham, anëtar i lëvizjes Fatah, Ditën Botërore të Kodsit e ka konsideruar si mundësinë më të mirë për zbulimin e krimeve të seionizstëve dhe planit të tre për jahudizimin e Kodsit ët Shenjtë dhe xhamisë Al Aksa, Komiteti Qendror i organizimit të aktiviteteve të Ditës Botërore të Kodsit në Irak, në një deklaratë me moton “Të çlirojmë Kodsin”, ka kërkuar nga populli irakian që ditën e premte në ceremoninë e Ditës Botërore të Kodsit, të marrë pjesë masivisht dhe me krenari. Z. Mofek Al Rabi, ish këshilltari për sigurinë kombëtare dhe deputet i parlamentit të Irakut, duke theksuar se ajo që po ndodh në Kodsit e shenjtë nuk është një padrejtësi e madhe vetëm ndaj popullit të përvuajtur palestinez, por është një padrejtësi edhe ndaj popujve të tjerë të botës dhe për këtë arsye Kodsi është simbol i padrejtësisë ndaj botës, ndaj Islamit, ndaj arabëve dhe ndaj palestinezëve. Mehdi Dakhalullah, ish ministri i mediave i Sirisë, ka thënë se Dita e Kodsit është kriter për njohjen e atyre që përkrahin vërtetë çështjen e Palestinës dhe mohojnë ekzistimin e Izraelit. Ish ministri i mediave i Sirisë ka theksuar se Imam Khomeini (ra) ka qenë largpamës dhe theksonte se problemet e botës islame pa fshirjen e regjimit sionist, si një gjëndër kanceroze, nuk mund të zgjidhen. Vlen të theksohet se shumë personalitete të Pakistanit gjithashtu në takimin e organizuar me temë Çlirimi i Kodsit pret unitetin e ummetit islam, kanë theksuar në pjesëmarrjen masive në manifestimin e Ditës së Kodsit për të shprehur mbështetjen për popullin e përvuajtur palestinez. Sejed Xhevad Hoseini, zëdhënës i Frontit të ri kombëtar të Afganistanit, ka thënë se Dita Botërore e Kudsit është shfaqje e drejtësisë, lirisë dhe për e luftës kundër uzurpuesve dhe shtypësve sionistë.