Vrasjet në Nice, sulm i ri terrorist në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i21508-vrasjet_në_nice_sulm_i_ri_terrorist_në_francë
Franca edhe njëherë tjetër ka qenë në shënjestër të një sulmi masiv terrorist, ku një kamion të enjten në mbrëmje me rastin e ditës kombëtare të Francës, ka goditur një grup njerëzish që ishin tubuar për ta festuar këtë ditë në qytetin Nice, për të parë fishekzjarrët nëpër rrugët e këtij qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 15, 2016 15:46 Europe/Tirane
  • Vrasjet në Nice, sulm i ri terrorist në Francë

Franca edhe njëherë tjetër ka qenë në shënjestër të një sulmi masiv terrorist, ku një kamion të enjten në mbrëmje me rastin e ditës kombëtare të Francës, ka goditur një grup njerëzish që ishin tubuar për ta festuar këtë ditë në qytetin Nice, për të parë fishekzjarrët nëpër rrugët e këtij qyteti.

Pasi kishte bërë një udhëtim në gjatësi prej 2 km, shoferi i këtij kamioni ka gjuajtur në drejtim të njerëzve të tubuar nëpër rrugë dhe ka lënë të vrarë mbi 80 persona dhe mbi 100 të tjerë i ka plagosur. Një gjë të këtillë e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve. Nga koha kur ndodhën sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015 si dhe sulmet terroriste të vitit 2016 në Bruksel nga elementë të grupit terrorist ISIS, qytetarët e Nices edhe njëherë kanë përjetuar një ngjarje të tmerrshme vdekjeprurëse. “Franca është goditur në ditën e pavarësisë, simbolin e lirisë. Ne solidarizohemi me familjet e viktimave. Kemi vënë në dispozicion gjithçka kemi për të ndihmuar të gjithë të plagosurit. Franca si e tërë është e kërcënuar nga terroristët islamikë. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të mos ulim kokën. Kam vendosur që gjendja e emergjencës që u supozua të përfundonte më 26 korrik, të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë”, u shpreh Presidenti Hollande. Ai tha se qeveria ka nxjerrë në terren forca shtesë për të mbështetur xhandarmërinë dhe policinë për të mbajtur rendin, sidomos për të kontrolluar kufijtë. Hollande gjithashtu njoftoi se Franca nuk do të tërhiqet nga sulmet në Siri dhe Irak. Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur në Nice të Francës. Grupi takfirist sionist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin Nice të Francës. Ky grup terrorist ka thënë se ky sulm është shpërblim për Sirinë, është një 11 shtator për Francën. Në të vërtet, evropianët sidomos Anglia dhe Franca si dy anëtarë të rëndësishëm të BE, së bashku me Amerikën dhe aleatët e tyre arabë, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin dhe forcimin e grupit terrorist ISIS dhe grupeve tjera takfiriste dhe tani frytet e kësaj qasjeje janë shfaqur edhe në Evropë me dy pasoja. Pasoja e parë e kësaj qasje perëndimore është vala masive e refugjatëve në Evropë, pro rezultat i kësaj qasjeje është përhapja e terrorizmit në Evropë, sepse disa vende përkrahëse të terrorizmit kanë qenë objektiv i sulmeve terroriste të po atyre grupeve që vetë ata i kanë krijuar dhe mbështetur. Evropianët me theks të veçantë francezët nuk e kanë menduar kurrë se ndihmat e tyre altruiste që janë dhënë për shtimin e grupeve terroriste në Siri, një ditë do t’u kthehen atyre. E vërteta e kësaj është se sot disa qeveri evropiane të cilët kanë mbjell farën e terrorizmit në LM, po e korrin atë. Përvoja e kaluar dëshmon se këto janë ato grupe terroriste e kanë nën autoritetin e tyre iniciativën e veprimit, sepse kur do që munden, programojnë sulme terroriste, pavarësisht masave të sigurisë dhe shërbimeve të shumta të sigurisë dhe atyre policore të vendeve evropiane, përkatësisht Francës që kanë ndërmarrë për ndalimin e tyre.