Pse Erdogan i mbijetoi grusht shtetit e Mursi jo?
(last modified Wed, 20 Jul 2016 18:22:57 GMT )
Korrik 20, 2016 20:22 Europe/Tirane
  • Pse Erdogan i mbijetoi grusht shtetit e Mursi jo?

Egjipti dhe Turqia kanë ngjashmëri të çuditshme: Shumica e të dy popujve janë myslimanë; ata janë vendet më të mëdha në Mesdheun lindor; dhe ndajnë shekuj të historisë dhe kulturës së përbashkët si pjesë e Perandorisë Osmane; por si mund të diskutohet në lidhje me një paralele politiko-ushtarake, duke pasur parasysh faktin se të dyja vendet kanë përjetuar grusht shtetin, por që këtu vërehen dallime të theksuara?

Ushtria turke nuk arriti ta rrëzojë nga pushteti presidentin Rexhep Taip Erdogan, kurse tre vite më parë ushtria egjiptiane arriti ta rrëzonte nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Mursi. Disa gazeta pro-ushtarake në Egjipt në titujt e tyre kishin shkruar për suksesin e ushtrisë turke në grushtin e shtetit kundër Erdogan, por më pas tërhoqën këto tituj. Erdogan ka refuzuar marrëdhëniet me qeverinë egjiptiane, duke pasur parasysh se ai ka qenë një përkrahës i madh i Mohamed Mursit. Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar që të dënoj dhunën e shfaqur në Turqi, pasi Egjipti ka kundërshtuar deklaratën përmes së cilës kërkohej të gjitha palëve që të “respektojnë qeverinë e Turqisë, të zgjedhur në mënyrë demokratike”, kanë treguar diplomatët. Në draft-deklaratën, e hartuar nga SHBA-ja, gjithashtu shprehej shqetësimin e madh mbi situatën në Turqi, u kërkon partive të jenë të përmbajtur, të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen dhe gjithashtu bën thirrje që t’i jepet fund krizës dhe të kthehet sundimi i ligjit, transmeton Gazeta Express. “Ne kemi propozuar që të përdoret tjetër gjuhë që respekton parimet demokratike dhe kushtetuese por amerikanët kanë refuzuar”, ka thënë për Reuter, ambasadori i Egjiptit në OKB, Amr Aboulatta. Diplomatët kanë thënë se Egjipti ka kërkuar që në deklaratë të shkruhej se i bëhet thirrje të gjitha palëve që pjesa ku thuhet se duhet të “respektohet qeveria e Turqisë e zgjedhur në mënyrë demokratike” të hiqet, duke u arsyetuar se Këshilli nuk është në pozitë që të kualifikojë se çfarë qeverie është ajo, a është e zgjedhur në mënyrë demokratike apo jo. Ajkan Erdemir, ish-anëtar i parlamentit turk i cili shërbeu në Komisionin parlamentar BE-Turqi, ka thënë: Unë shoh një paralele, duke shtuar se shumë njerëz filluan të besojnë se Erdogan është duke përdorur mjete demokratike për të rregulluar demokracinë. Krijimi i një njeriu pro-rregullit. Krahasuar me Mursin, Erdogan është një lider superior si në cilësi po ashtu edhe në sasi. Ai shërbeu si kryeministër përreth 10 vjet para se të zgjidhet president dhe ka pasur edhe një mandat katër-vjeçar si kryetar i bashkisë së Stambollit. Dhe rregullim i tij makroekonomik i sistemit financiar të vendit shkaktoi rritjen e rrjedhjes së të hollave në tregun turk në mes të 2002 dhe 2012, duke gjeneruar një rritje prej 64 për qind në GDP reale dhe - si rezultat - ka krijuar një cilësi më të lartë të jetës për popullin turk. Me vetëm një vit apo më shumë si udhëheqës, Mursi nuk ka pasur arritje të tilla, kur ai u hoq nga gjeneral Sisi në vitin 2013.  Duke marrë çdo gjë parasysh, Erdogan doli një fitues për shkak se ai ishte më popullor dhe më shumë udhëheqës - edhe pse më autoritar - dhe Morsi doli të jetë i mposhtur, sepse Sisi ishte më popullor dhe më shumë udhëheqës - edhe pse më autoritar. Një udhëheqës i kalitur që e bën jetën më të lehtë dhe më të lumtur për popullin - edhe pse në mënyrë joadekuate dhe autokratike – mundet më mirë të përdor rastet kur ka grusht shtet, reforma, rebelime, lufta civile apo revolucion.

Tags