Trump ndjekë Musolinin dhe Hitlerin
(last modified Sun, 24 Jul 2016 10:34:22 GMT )
Korrik 24, 2016 12:34 Europe/Tirane
  • Trump ndjekë Musolinin dhe Hitlerin

Muri në kufirin meksikan i quajtur Donalud Trump, tregon se kandidati republikan Donald Trump është duke ndjekur gjurmët e Benito Musolinit dhe Hitlerit, deklaroi një gazetare hulumtuese dhe aktiviste në Uashington.

Susanne Posel, kryeredaktore e 'Pushtmit të korporatizmit dhe Pavarësia e SHBA' i bëri këto komente në një intervistë telefonike me kanalin televiziv Press TV, duke komentuar deklaratat e Donald Trump rreth ndërtimit të një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, si një përpjekje për të ndaluar emigracionin dhe trafikimin e drogës. "Ne do të ndërtojmë një mur të madh kufitar për të ndaluar emigracionin e paligjshëm, për të ndaluar bandat dhe dhunën dhe për të ndaluar drogën ", ka thënë Trump në Konventën Kombëtare Republikane në Cleveland, Ohio, të enjten. Kandidati republikan për president tashmë ka deklaruar se Meksika dërgon "kriminelë" dhe "përdhunuesë" përtej kufirit dhe se ai do të detyrojë qeverinë fqinje të ndërtojë një mur gjigand për të mbajtur emigrantët e paligjshëm jashtë. Propozimi i ndërtimit të një muri 2000-milje në kufirin SHBA-Meksikë nga Trump është pritur me kritika të forta si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Posel tha se një propozim i tillë është i frikshëm dhe nuk do ketë shumë ndikim në lidhje me emigracionin. Ideja e lidhjes së emigrantëve me meksikanët dhe hispanikët bëhet me qëllim demonizimin e tyre dhe republikanët nuk mund ta bëjnë një gjë të këtillë. Vota latine është e rëndësishme për ta dhe në të njëjtën kohë kandidati republikan me deklaratën e tij fyen meksikanët duke i quajtur përdhunuese dhe kriminelë. Muri kufitar... ai është duke folur si nëj nacionalist, populist dhe duke përdorur deklarata të liderëve të lashtë si Mosulini, Hitleri, Stalini, etj, tha kjo analiste amerikane. Ideja e ndërtimit të murit në kufirin mes SHBA dhe Meksikës është kundërshtuar nga të gjithë njerëzit e globit, sepse mohon të drejtën e një shoqërie për të jetuar të lirë dhe kjo nuk do të mund të tekët sukses, tha gazetarja hulumtuese dhe aktivistja politike në Uashington, Susanne Posel.

 

Tags