Vazhdojnë krimet e Izraelit kundër palestinezëve
Krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve po vazhdojnë në forma të ndryshme, duke e bërë dita ditës sa më të vështirë jetën e popullit palestinez.
Peshkatarët palestinezë janë një shtresë që po përballen me krimet e regjimit sionist. Në këtë drejtim, Qendra palestineze për të drejtat e njeriut Al Mizan, duke thënë se ushtarët e regjimit sionist në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, të paktën 71 herë kanë shkelur të drejtat e peshkatarëve palestinezë në Rripin e Gazës, ka shtuar se gjatë kësaj periudhe, 11 peshkatarë janë plagosur dhe 83 të tjerë janë arrestuar. Qendra palestineze për të drejtat e njeriut Al Mizan ka thënë se Garda bregdetare e regjimit sionist në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po ashtu 28 barka të palestinezëve i ka rrëmbyer dhe 11 herë barkat dhe pajisjet e peshkatarëve i ka dëmtuar. Agjencia informative Middle East Monitor sipas një raporti të ri të Qendrës së të burgosurve palestinez, shkruan se në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, numri i sulmeve ndaj peshkatarëve në Rripin e gazës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 200 %. Në këtë raport thuhet se forcat ushtarake të regjimit sionist në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, kanë arrestuar 81 peshkatarë palestinezë në Rripin e Gazës. Një informacion tjetër nga ueb sajti izraelit “Valela”, bënë të ditur se Komiteti lokal për programim dhe ndërtim i lidhur me bashkinë e regjimit sionist në Kodsin e pushtuar, ka propozuar planin për ndërtimin e 770 njësive të reja banimi nga gjithsej 1200 njësi në rajonet e pushtuara në Kodsin lindor. Me paraqitjen e planit për ndërtimin e 770 njësive të reja banimi, së shpejti do të fillojnë operacionet për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e këtyre njësive të reja banimi. Ky projekt i regjimit sionist do të realizohet në jugperëndim të Kodsit të pushtuar. Palestinezët gjithnjë me organizimin e protestave kanë dënuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës. Njëkohësisht me këtë, regjimi sionist po ndërton vazhdimin e kolonive të reja sionist në territoret e pushtuara palestineze për të ndryshuar demografinë e Palestinës në favor të sionistëve. Ueb sajti palestinez Alan ka njoftuar se regjimi sionist vazhdon pengimin e rindërtimi te objekteve sportive në Rripin e Gazës në zonat e shkatërruara gjatë tre luftërave të njëpasnjëshme. Ky ueb sajt palestinez shkruan se procesi i rindërtimit të stadiumit ndërkombëtar në qytetin e Gazës i cili ishte shkatërruar tërësisht gjatë luftës 8 ditore të regjimit sionist në këtë rajon në vitin 2012, që nga atëherë kishte filluar, mirëpo ky proces pas luftës 50 ditore në vitin 2014 u përballë me probleme dhe pengesa të shumta.