Zhvillimet e fundit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i22798-zhvillimet_e_fundit_në_siri
Presidenti i Sirisë ka thënë se përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 25, 2016 20:54 Europe/Tirane
  • Zhvillimet e fundit në Siri

Presidenti i Sirisë ka thënë se përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij.

Bashar Asad, president i Sirisë ka thënë se një nga qëllimet kryesore të sulmeve terroriste në Siri është përhapja e mendimet dhe metodave takfiriste ekstremiste në këtë vend. Asad në takim me Kristostumos i dytë, kryepeshkop nga Qiproja dhe me delegacionin që është duke e shoqëruar atë, ka thënë se këto sulme po kryhet për të shkatërruar laramanin shoqërore në Siri. Bashar Asad ka shtuar: Përvoja e hidhur e popullit sirian po e shton edhe më shumë solidaritetin dhe unitetin e tij. Kryepeshkopi qipriot në këtë takim ka thënë: Do të ishte në interes të Evropës ripërtëritja e marrëdhënieve me Sirinë dhe të hiqen sanksionet e padrejta kundër Sirisë. Ai ka shtuar se qëndresa dhe solidariteti i popullit sirian dëshmon se ata me besim dhe shpirt janë duke u angazhuar në daljen nga kriza dhe arritjen e fitores. Në rrethana të tilla, kryeministri sirian ka rikonfirmuar se projekti i terrorizmit në Siri është duke dështuar. Në kuadër të shqyrtimit të deklaratës së kabinetit të ri qeveritar sirian në lidhje me programimin e saj për fazën e ardhshme, kryeministri sirian ka theksuar se projekti i terrorizmit falë ushtrisë dhe popullit sirian është duke dështuar. Imad Khamis, kryeministër i Sirisë ka thënë se projekti i terrorizmit në Siri ka dështuar si rezultat i forcave siriane dhe solidaritetit të popullit. Kjo është në kushtet kur deputeti i parlamenti sirian ka thënë se nuk kemi opozitë të moderuar në Siri dhe lufta kundër terrorizmit është opsioni i vetëm për të shkatërruar terrorizmit. Xhemal Rab'e, deputet sirian ka thënë: Terroristët në Siri po kryejnë krime me mbështetjen e Amerikës edhe gjatë periudhës së armëpushimit, ndërsa populli sirian është i vendosur që deri në fund të luftojë kundër grupeve terroriste. Ndërkaq dje, ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e grupeve terroriste në Guten lindore në Damask. avionët e ushtrisë siriane  dje disa herë radhazi kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në Guten lindore në Damask. Në këto operacionet, një numër i terroristëve është vrarë dhe u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një tjetër informacion nga Siria bën të ditur se grupet terroriste kanë sulmuar muzeun kombëtar në Alepo, duke i shkaktuar dëme të shumta materiale. Edhe përkundër faktit se qyteti i vjetër Alepo është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, grupet terroriste vazhdojnë të sulmojnë rajone të ndryshme të këtij qyteti të lashtë. Avionët e ushtrisë siriane po ashtu kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në fshatrat Hume lindore të Hamas, në lindje të Sirisë.