Përdhunimi brutal i gjeneralit izraelit ndaj 16 ushtareve
Mediat izraelite të shtunën kanë njoftuar në lidhje me përdhunimin seksual të 16 ushtareve dhe 1 oficereje nga ana e një gjenerali ushtarak izraelit, që ka shkaktuar tërmet brenda ushtrisë izraelite.
Agjencia e lajmeve Sputnik të dielën njoftoi se ky termet brenda ushtrisë izraelite ndodhi pasi gjenerali Ofek Bukharis është akuzuar për përdhunim dhe abuzim seksual të 16 ushtareve izraelite. Gjeneral Bukharis të premten, një ditë pas publikimit të akuzave ndaj tij në lidhje me abuzimin seksual, ka keqtrajtuar dhe abuzuar dy oficere që ishin nën komandën e tij. Uebsajti "Valela" ka njoftuar se këto dy oficere të ushtrisë izraelite në kohën kur gjeneral Bukharis ishte komandant i tyre, kanë vepruar sipas urdhrave të tij. E përditshmja hebrenje Haaretz ka thënë se ky gjeneral i lartë i ushtrisë izraelite ka kryer krime të përdhunimit, imoralitetit dhe abuzimeve seksuale. Kjo gazetë ka shtuar se gjenerali Bukharis ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht me 16 oficere që kanë shërbyer nën komandën e tij. Gershon Hokuhin, avokat i këtij gjenerali ka folur në lidhje me rolin e Bukharis në komandën e ushtrisë izraelite dhe e ka konsideruar atë si një komandant të shquar dhe që ka vepruar me integritet të lartë në ushtrinë izraelite. Hokuhin ka shtuar: Gjeneral Bukharis është i pafajshëm derisa nuk shpallet vendimi për dënimin e tij. Ky rast është ende duke u hetuar dhe nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me ndonjë vendim përfundimtar. Kjo është në kohën kur zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë: "Personi i dyshuar është një zyrtar i lartë i ushtrisë dhe vendimin përfundimtar ndaj tij do ta merr prokuroria dhe më pas do të vendos gjykata për dënimin apo lirimin e tij". Në bazë të aktakuzës, gjenerali izraelit akuzohet për kryerjen e abuzimeve seksuale në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe zyrën e tij, automjetin ushtarak, kazermat, shtëpi dhe vende tjera.