Dënohen krimet e regjimit Al Saud në Jemen
Një grup intelektualësh, gazetarësh dhe deputetësh italianë gjatë një tubimi në Romë dënuan përkrahjen e regjimit Al Saud për grupet terroriste si dhe krimet e këtij regjimi kundër popullit të Jemenit.
Manilo Di Stefano, anëtar i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin e Italisë, deklaroi se përkrahja e Perëndimit për regjimin Al Saud është bërë shkak për zgjerimin e katastrofës humanitare dhe të terrorizmit dhe ekstremizmit në rajonin e LM. Ky deputet italian tha se Arabia Saudite ka rol themelor në destabilizimin e rajonit të LM, por Europa dhe Amerika nuk flasin për përkrahjen e këtij vendi për terrorizmin, sepse Arabia Saudite ashtu si Turqia dhe Izraeli, janë aleatët e rëndësishëm të Perëndimit në LM. Mauro Pielli, një tjetër deputet italian tha se Arabia Saudite është blerësi kryesor i armëve të Italisë dhe kjo e bën Italinë partnere në krimet e regjimit Al Saud kundër popujve të rajonit. Ai shtoi se shitja e armëve italiane Arabisë Saudite përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare, sepse regjimi Al Saud i përdor këto armë për të masakruar popullin jemenas.