Alepo, fushë e dështimit të terroirstëve
Rusia dhe Siria ditë më parë kanë filluar dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin e trazuar nga lufta Alepo.
Rusia dhe Siria në operacionet e tyre humanitare, kanë krijuar disa rrugë për daljen e civilëve nga qyteti Alepo. Sot, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se qyteti Alepo në veri të Sirisë është nën rrethim të plotë të forcave siriane. Ndërkaq, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se qyteti Alepo në veri të Sirisë është nën rrethim të plotë të forcave siriane. Stefan De Mistura, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Siri, duke folur mbi vazhdimin e luftimeve në Alepo dhe rrethimin e plotë të këtij qyteti nga forcat siriane, ka theksuar mbi përpjekjet e kësaj OKB për të pasur qasje për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në këtë qytet. Robert Mardini, drejtor operativ për LM në Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili sapo është kthyer nga Siria, ka thënë se civilët sirianë në Alepo janë duke përjetuar kushte tejet të këqija humanitare, ku aty ka të plagosur, ka mungesë të ushqimeve dhe gjërave më elementare për jetesë. Qytetarët të cilët kanë qenë duke jetuar në rrethinat lindore të Alepos në veri të Sirisë, kanë filluar të lëvizin për të dalë nga këto rajone që dominohen nga terroristët dhe një gjë e tillë është duke u bërë nëpërmjet rrugëve të sigurta. Pas njoftimit për hapjen e rrugëve të sigurta për daljen e qytetarëve nga rajonet që dominohet nga terroristët në lagjet lindore të Alepos, shumë familje kanë shfrytëzuar këto korridore të sigurta. Aktualisht shumica e familjeve janë nisur me autobusë dhe janë tubuar në rajonin Al Kasr. Sipas tyre, grupet terroriste i pengojnë qytetarët sirianë të largohen nga këto rajone, sepse kanë për qëllim që t’i përdorin ata si mburoja njerëzore. Guvernatori i Alepos ka njoftuar se rajonet lindore të këtij qytetit janë të gatshëm për pritjen e këtyre familjeve. Kohë më parë, ushtria siriane kishte bërë të ditur se ka vazhduar avancimet e saj në rajonin Banizeit në veri të qytetit Alepo, duke kontrolluar për herë të parë qendrat e lëshimit të raketave dhe predhave. Përleshje të shumta ka pasur në rrugën Castello në veri të Alepos dhe në zonën malorë Mari të cilat tashmë janë çliruar nga ushtria siriane. Çlirimi i rajonit malor Mari ka rëndësi strategjike për ushtrinë siriane e cila ka mundur të vë nën kontroll edhe fabrikën e zonës Khaledie që është një prej infrastrukturave më të mëdha industriale të qytetit Alepo. Shumica e makinerive të kësaj fabrike janë grabitur dhe janë dërguar në Turqi.