Reagimi i bahrejnasve ndaj krimeve të Al Khalifa
Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar kryetarin e Këshillit të shoqërisë Al Vafak dhe disa klerikë tjerë fetarë.
Në vazhdën e shtypjes së protestuesve dhe presionit mbi popullin bahrejnas, zyrtarët e Bahrejnit të hënën kanë arrestuar Xhemil Kazem, kryetar i Këshillit të shoqërisë Al Vafak si dhe shtatë klerikë tjerë bahrejnas. Nga ana tjetër, aparati i sigurisë bahrejnase ka arrestuar edhe disa prindër të protestuesve të vrarë gjatë protestave në këtë vend. Forcat e regjimit Al Khalifa po ashtu kanë arrestuar një aktivist barhejnas me emrin Jaser Naser. Me këtë rast, prokuroria e përgjithshëm e Bahrejnit ka njoftuar se ndaj Maxhid Al Mashal, klerik shiit dhe kryetar i Këshillit të dijetarëve myslimanë në këtë vend, është shqiptuar masa e ndalimit për 15 ditë. Forcat e sigurisë bahrejnase mëngjesin e së shtunës, duke sulmuar shtëpinë e Al Mashal, klerik shiit, ka arrestuar atë pa e bërë të ditur akuzën ndaj tij. ndërkaq, grupet kundërshtare në Bahrejn kanë dënuar regjimin Al Khalifa për shkak të krimeve dhe torturave që kryen ndaj të burgosurve. Ministria e brendshme e Bahrejnit njoftoi vdekjen e Hasan Haiki, i cili ishte i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa. Ndërkaq, Lëvizja Vafak e Bahrejnit dënoi vrasjen e të burgosurit Hasan Haiki i cili është torturuar për një muaj e gjysmë. Lëvizja në fjalë tha se regjimi Al Khalifa dhe mbështetësit e tij si Amerika dhe Anglia të cilët mbështesin pushtetin nga aspekti politik dhe i sigurimit, janë përgjegjës për vrasjen e këtij të burgosuri. Sa i përket pengesave që ka krijuar regjimi Al Khalifa ndaj reporterëve të OKB për të vizituar burgjet e Bahrejnit, lëvizja Vafa tha se këto pengesave janë krijuar për mbuluar krimet që regjimi kryen ndaj popullit. Edhe lëvizja revolucionare 14 Shkurti ka dënuar vrasjen e të burgosurit Haiki dhe shprehu keqardhjen për vrasjen e këtij revolucionuari pas torturimit që atij i ka bërë regjimi Al Khalifa. Po ashtu, Populli bahrjenas me organizimin e protestave masive, ka dënuar veprimet shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër shiitëve në këtë vend. Mijëra protestues bahrejnas, të janë tubuar në qytetin Al Deraz, për të protestuar kundër veprimeve të regjimit Al Khalifa i cili ka shtuar shtypjet kundër popullsisë shiite në Bahrejn. Ditë më parë, forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Said Al Asfur, klerik fetar në Bahrejn dhe Abdul Xhabar Al Derazi, dijetar fetar. Këta dy persona janë arrestuar në rajonin Al Deraz të Manamas, kryeqytet i Bahrejnit. Para disa ditësh regjimi Al Khalifa arrestoi Mohamed Al Sankur, imam në rajonin Al Deraz, me arsyetimin se ai ka kritikuar regjimin Al Khalifa.