Rifillimi i bisedimeve të paqes synon zgjidhjen politike të krizës siriane
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i23905-rifillimi_i_bisedimeve_të_paqes_synon_zgjidhjen_politike_të_krizës_siriane
Sukseset e ushtrisë siriane në Alepo, sidomos në zonat periferike, kanë ndikuar në përparimin edhe sferën diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2016 15:28 Europe/Tirane
  • Rifillimi i bisedimeve të paqes synon zgjidhjen politike të krizës siriane

Sukseset e ushtrisë siriane në Alepo, sidomos në zonat periferike, kanë ndikuar në përparimin edhe sferën diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri.

Duke pasur parasysh gjithë këto aktivitete, i dërguari i OKB për Sirinë ka intensifikuar takimet e tij me aktorët e luftës në Siri. Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë, deklaroi se rrugëzgjidhja e ushtarake kurrë nuk do t'u japë fund luftimeve në Siri. Stefan De Mistura vuri në dukje sfidat ekzistuese për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe shtoi se shkelja e vazhdueshme e armëpushimit në Siri është sfida më e rëndësishme e cila pengon dërgimin e ndihmave humanitare të OKB në këtë vend.  Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë në vazhdim tha se aktualisht koha nuk është e përshtatshme për rifillimin e negociatave për paqe në Siri dhe raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Siri nuk do të zhvillohet deri në kohën kur palët e përfshira në konflikt do të bien dakord për standardet e tranzicionit politik në Siri. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë deklaroi se qëllimi i sulmeve terroriste në Siri është përpjekje për të dështuar raundi i ri i negociatave për paqe të Gjenevës, me qëllim zgjidhjen e krizës në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë me anë të një deklarate, tha se qëllimi i shpërthimeve terroriste në dy ditët e fundit në Damask dhe Kamëshli në provincën Hasake në verilindje të Sirisë, është dëmtimi i negociatave të Gjenevës dhe të procesit për zgjidhjen e krizës në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë gjithashtu dënoi përpjekjet e disa vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB për pengimin e marrjes së masave ndëshkuese për vendet dhe organizatat që po mbështesin grupet terroriste në Siri. Ministria e jashtme  e Sirisë në dy letra të ndara drejtuar KS dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke dënuar krimet ndaj popullit të pafajshëm sirian në fshatin Al Gondure, ku si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS dhe vrasjen e 24 civilëve në fshatrat e qytetit Manbixh nga terroristët e ISIS, ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve nga këto dy institucione ndërkombëtare për ndaljen e këtyre akteve. Dje, Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se 15 civilë sirianë të enjten në veri të Sirisë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e koalicionit kundër ISIS i cili udhëhiqet nga SHBA. Rami Abdulrahman, drejtori i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut në Siri, ka thënë se avionët e koalicionit amerikan kundër ISIS kanë sulmuar rajonin Al Gandure në veri të Sirisë, ku si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 15 civilë siriane. Ky rajon është nën kontrollin e grupit terrorist ISIS dhe gjendet në provincën Alepo, 20 km në veriperëndim të qytetit Manbixh. Qytetin Manbixh është i pushtuar nga ISIS, por forcat demokratike siriane të përkrahura nga Amerika janë duke luftuar kundër ISIS dhe e kanë rrethuara këtë qytet. Ushtria siriane ditën e hënë së bashku me forcat e rezistencës ka vazhduar avancimet e saj në qytetin Alepo, duke kontrolluar qendrat e lëshimit të raketave dhe predhave. Çlirimi i rajonit malor Mari ka rëndësi strategjike për ushtrinë siriane e cila ka mundur të vë nën kontroll edhe fabrikën e zonës Khaledie që është një prej infrastrukturave më të mëdha industriale të qytetit Alepo. Shumica e makinerive të kësaj fabrike janë grabitur dhe janë dërguar në Turqi.