Zhvillimet e fundit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i23929-zhvillimet_e_fundit_në_siri
Presidenti i Sirisë ka theksuar në aftësitë e ushtrisë së këtij vendi për të shkatërruar terrorizmin dhe ka kërkuar nga mbështetësit e këtij fenomeni që të ndërpresin ndihmat për grupet terroriste në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2016 03:19 Europe/Tirane
  • Zhvillimet e fundit në Siri

Presidenti i Sirisë ka theksuar në aftësitë e ushtrisë së këtij vendi për të shkatërruar terrorizmin dhe ka kërkuar nga mbështetësit e këtij fenomeni që të ndërpresin ndihmat për grupet terroriste në Siri.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një mesazh të lëshuar me rastin e përvjetorit të themelimit të ushtrisë së Sirisë, vuri në dukje sukseset e forcave ushtarake të Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe tha se ushtria e Sirisë ka vepruar në mënyrë të fuqishme në luftën kundër terrorizmit dhe ka vërtetuar aftësitë e saj. Bashar Asad në këtë mesazh tha se vendi i tij po kalon një fazë përcaktuese të historisë së tij dhe i bëri thirrje popullit sirian për durim dhe qëndresë, ndërsa theksoi vazhdimin e rezistencës së fortë të ushtrisë siriane duke vazhduar fitoret derisa të garantohet një e perspektivë e qartë për Sirinë. Presidenti i Sirisë gjithashtu tha se ushtria siriane ka një histori të lavdishme dhe gjithnjë ka qenë pioniere në mbrojtjen e sigurisë dhe sovranitetit të këtij vendi. Fitoret e forcave siriane në luftën kundër grupeve terroriste nuk kanë qenë të rastësishme dhe janë argument i qartë për forcën e ushtrisë siriane. Presidenti sirian në vazhdim vlerësoi lartë kontributin dhe sakrificën e forcave ushtarake në krizën e këtij vendi e cila ka hyrë në vitin e gjashtë, ndërsa theksoi se forcat ushtarake të Sirisë do të vazhdojnë luftën dhe rezistencën e tyre kundër grupeve terroriste të cilët kanë sulmuar Sirinë në bazë të planeve komplotiste të fuqive arrogante. Shefja për politikë të jashtme e BE ka kërkuar ruajtjen e jetëve të civilëve në Siri dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e rrethuar nga terroristët në këtë vend. Federika Mogherini, të enjten përmes një deklarate ka njoftuar se është e nevojshme ndërmarrja e veprimeve humanitare në Siri, në mënyrë që të shpëtohen civilët në këtë vend. Shefja për politikë të jashtme e BE në vazhdim ka thënë se urgjentisht duhet të zhbllokohen rajonet e rrethuara në të gjithë Sirisë dhe të ketë qasje për dërgimin e ndihmave humanitare. Në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE thuhet se OKB dhe komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të lejohen të dërgojnë ndihma humanitare në Siri. Shefja për politikë të jashtme po ashtu ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është përgjegjëse për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e rrethuara në Siri. Shfrytëzimi i civilëve si mburoja është taktikë e luftës që përdoret nga ISIS dhe një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.  Në sulmet e terroristëve në qytetin Alepo të Sirisë, 50 civilë janë vrarë dhe plagosur. Të enjten në sulmet me predha në zonat e banuara Hamedane të Alepos nga ana e terroristëve, 50 civilë sirianë janë vrarë dhe plagosur. Terroristët e ISIS për të parandaluar avancimin e  forcave të partisë Demokratike Kurde të Sirisë në qytetin Menbaxh kanë kryer shpërthime me 5 autobomba.