Sulm ndaj liderit separatist në Luhansk
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i24070-sulm_ndaj_liderit_separatist_në_luhansk
Lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotnitsky, është plagosur gjatë një sulmi kundër tij. Plotnitsky, shef i grupit që vetveten e quan Republika Popullore Luhansk, “është plagosur këtë mëngjes nga një eksplodim i fuqishëm, që ndodhi afër veturës së tij”, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve e separatistëve, që mbështeten nga Rusia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2016 16:26 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj liderit separatist në Luhansk

Lideri separatist në pjesën lindore të Ukrainës, Igor Plotnitsky, është plagosur gjatë një sulmi kundër tij. Plotnitsky, shef i grupit që vetveten e quan Republika Popullore Luhansk, “është plagosur këtë mëngjes nga një eksplodim i fuqishëm, që ndodhi afër veturës së tij”, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve e separatistëve, që mbështeten nga Rusia.

 Mëtutje, raportohet se Plotnitsky po trajtohet në një spital lokal, së bashku me disa njerëz të tjerë që janë plagosur nga shpërthimi në qytetin Luhanks. Por, bashkëpunëtorë të Plotnitskyt thonë se ai nuk është në rrezik jete. Zëdhënësi i operacioneve të qeverisë së Ukrainës në pjesën lindore, Oleksandr Motuzyanyk, tha se pala ukrainase nuk ishte e involvuar në këtë sulm. Nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,500 vetë. Ndërkaq dje, Politikanët e Ukrainës e kanë kritikuar të nominuarin republikan për president amerikan, Donald Trump, për komentet e tij të fundit për Krimenë.b Në një intervistë të mbrëmshme, Trump tha se nëse do të zgjedhej president, do ta shqyrtonte njohjen e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë. Në komentet e tij në rrjetin Facebook, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, këto komente i ka cilësuar si “të turpshme” dhe se personi “margjinal, që e mbështet diktaturën e Putinit, nuk mund të jetë garantues i lirive demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”. Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka vlerësuar se komentet e Trumpit janë “sfidë për vlerat e botës së lirë”. “Kjo vështirë se mund të quhet injorancë”, tha Yatsenyuk, dhe ka shtuar se “kjo është shkelje e moralit dhe e parimeve civilizuese”. Kohë më parë, Ushtria ukrainase njofton se tetë ushtarë të saj janë lënduar gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në lindje të vendit. Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha se të gjithë ushtarët janë lënduar në rajonin e Donetskut, ku 53 “sulme të ashpra” janë regjistruar gjatë kesaj periudhe. Lysenko tha se janë shënuar 29 incidente nga granatimet përreth Mariupolit, një qytet strategjik në brigjet e Detit Azov. Nuk ka pasur raporte për të lënduar nga këto incidente. Lajmet vijnë në kohën kur po ngriten shqetësime lidhur me shkeljet e armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku luftimet në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë lanë të vrarë më shumë se 9,000 persona që nga prilli i vitit 2014.