Presidenti i Ukrainës urdhëron ushtrinë të pozicionet në afërsi të Krimesë
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i ka vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë të gjitha trupat dhe njësitë ushtarake afër Krimesë, në lindje të vendit, në mes të tensioneve në rritje dhe frikës së konfrontimit ushtarak mes Kievit dhe Moskës.
Poroshenko tha të enjten se ka urdhëruar të gjitha njësitë e ushtrisë ukrainase pranë Krimesë dhe në rajonet lindore Donbas të qëndrojnë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake. Më parë gjatë ditës, Oleh Slobodyan, zëdhënësi e rojeve kufitare të Ukrainës, pohoi se Rusia ditët e fundit ka grumbulluar trupa të tjera të pajisura me pajisje më moderne në kufirin e Ukrainës me rajonin e Krimesë. Ditë më parë, Një zyrtar i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se si pasojë e përleshjeve të armatosura në lindje të Ukrainës, 19 ushtarë janë vrarë dhe plagosur. Andri Lyssenko, një zyrtar i ushtrisë ukrainase sot ka njoftuar se tre ushtarë ukrainasë kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve në Louganske, 50 km në verilindje të Doneskut në lindje të Ukrainës dhe 16 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, Edouard Bassourine, ministër i mbrojtjes në rajonin Donesk, ka thënë se ushtarët ukrainas kanë bombarduar qytetet Gorlivka në lindje të Ukrainës dhe Doneskt, duke vrarë katër civilë. Para disa ditësh janë mabjtur manovrat detare të NATO-s në portin Odisea në Ukrainë. Manovrat shumë kombëshe janë mbajtur nën udhëheqjen e SHBA me emrin “Sea Breeze 2016” në portin Odisea në Ukrainë. Para fillimit të këtyre manovrave ishte mbajtur një ceremoni me praninë e Stefan Pulturak, ministër i mbrojtjes i Ukrainës dhe Jeffery Piyat, ambasador i SHBA në Ukrainë si dhe të disa zyrtarëve ushtarake të NATO-s. Sipas këtij raporti, në këto manovra janë të pranishëm rreth 2300 ushtarë dhe 25 anije nga 13 vende anëtare të NATO-s. Manovrat Sea Breeze 2016 janë një përmbledhje e ushtrimeve ajrore, tokësore dhe detare dhe organizohen me qëllim të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në detin e Zi. Në mesin e armiqësive mes Urkainës dhe Rusisë, qeveria e Ukrainës ka rinovuar ligjin për ndalimin e importit të produkteve nga Rusia. Stefan Kubiv, zv/kryeministër i Ukrainës ditën e enjte njoftoi se qeveria ka marrë vendim për të penguar dhe ndaluar futjen e mallrave nga Rusia me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare. Edhe Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë, do të mbesin ashtu siç janë. Sanksionet ishin vënë lidhur me aksionet e Rusisë në Ukrainë dhe do të mbesin ashtu siç janë derisa Moska t’i plotësoj obligimet sipas Marrëveshjes së Minskut, të arritur në muajin shkurt të vitit të kaluar. Zyrtari i lartë amerikan, po ashtu, ka shpallur një ndihmë humanitare shtesë prej 23 milionë dollarëve të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Që nga fillimi i konfliktit në këtë rajon në vitin 2014 e deri më tani, 9500 persona kanë humbur jetën dhe mbi 21 mijë të tjerë janë plagosur.