Gjermania e shqetësuar nga fitorja e Trump në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i24493-gjermania_e_shqetësuar_nga_fitorja_e_trump_në_shba
Gjermania ka theksuar se nuk do të jetë e paanshme karshi zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2016 15:43 Europe/Tirane
  • Gjermania e shqetësuar nga fitorja e Trump në SHBA

Gjermania ka theksuar se nuk do të jetë e paanshme karshi zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Zavsan Shebli, zëdhënës në Ministrinë e jashtme të Gjermanisë, sot në një konferencë me gazetarë , përveçse ka shprehur shqetësimin e qeverisë gjermane për mundësinë e fitores së Donald Trump, kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se Berlini në këto zgjedhje nuk do të jetë i paanshëm, sepse ekziston bindja se duhet frikësuar nga Trump. Shibli në lidhje me deklaratat e ministrit të jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer i cili Donald Trumpin e ka konsideruar si njeri me plotë urrejtje, tha se ministri jashtëm gjerman ka të drejtë dhe ai po ashtu nuk ka ndjenjë në lidhje me Hillary Clinton, kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Ndërsa Ulrike Demmer, zëdhënës i qeverisë gjermane kishte deklaruar se Berlini nuk do të ndërhyjë në garën për president të SHBA dhe nuk do të deklarohet në lidhje me këtë çështje. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor 2016.  Nga ana tjeter, Angela Merkel ndërpreu pushimet për t’u përballur me pyetjet e medieve mbi sulmet e dhunshme që kanë tronditur së fundmi Gjermaninë. Kancelarja, e vënë nën një trysni të shtuar kohët e fundit prej episodeve të tilla, u detyrua të mbronte politikën e saj të dyerve të hapura për refugjatët. Dy prej sulmeve u kryen nga azilkërkues, për të cilët Merkel tha se kanë hedhur hijen e turpit mbi vendin që i mikpriti, por sërish shtoi se njerëzve që i largohen dhunës e persekutimit, i nevojitet mbrojtje. Shefja e ekzekutivit propozoi masa të reja sigurie, ndarje të informacionit me shërbimet e tjera të inteligjencës, dëshifrimin e bisedave në internet, kontrollin e shitjes së armëve “online” dhe përmirësimin e reagimit ndaj episodeve të dhunës. “Gjermania do t’iu qëndrojë parimeve të saj për t’i ofruar strehim kujtdo që e meriton. Sulmet treguan se tabutë e civilizimit janë thyer. Si goditjet në Gjermani, ashtu dhe ato në Nicë e Rouen të Francës kanë pasur një qëllim të qartë: përhapjen e frikës dhe urrejtjes mes kulturave e mes besimeve fetare”, tha Merkel.