Pa gola në derbin gjerman
Shkurt 06, 2016 19:31 Europe/Tirane
Ka përfunduar pa gola derbi i javës së 20-të ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich që është zhvilluar në Bayer Arena.
Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste për të shënuar, ashtu që rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e para. Përmendim goditjen me kokë të Toprak që u ndal nga portieri mysafir, Neuer. Bavarezët u përpoqën në gjysmën e dytë ta fitonin ndeshjen, mirëpo as vendasit nuk qëndronin të qetë. Xabi Alonso u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84, ashtu që mysafirët i zhvilluan minutat e mbetura me një lojtar më pak.