Pa gola në derbin gjerman
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i2455-pa_gola_në_derbin_gjerman
Ka përfunduar pa gola derbi i javës së 20-të ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich që është zhvilluar në Bayer Arena.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2016 19:31 Europe/Tirane
  • Pa gola në derbin gjerman

Ka përfunduar pa gola derbi i javës së 20-të ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich që është zhvilluar në Bayer Arena.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste për të shënuar, ashtu që rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e para. Përmendim goditjen me kokë të Toprak që u ndal nga portieri mysafir, Neuer. Bavarezët u përpoqën në gjysmën e dytë ta fitonin ndeshjen, mirëpo as vendasit nuk qëndronin të qetë. Xabi Alonso u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84, ashtu që mysafirët i zhvilluan minutat e mbetura me një lojtar më pak.