Rama sërish në Serbi, së bashku me biznesmenë shqiptarë dhe kosovarë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i24916-rama_sërish_në_serbi_së_bashku_me_biznesmenë_shqiptarë_dhe_kosovarë
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2016 18:26 Europe/Tirane
  • Rama sërish në Serbi, së bashku me biznesmenë shqiptarë dhe kosovarë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin.

Një fakt të tillë e bëri me dije homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se e kishte njoftuar zv/Presdientin amerikan për takimin që do të mbajë së shpejti me kryeministrin Edi Rama si dhe një me grupe investitorësh nga Serbia, Kosova e Shqipëria. Ai shtoi se në të shkuarën shqiptarët dhe serbët kishin bërë gabime në raport me njëri-tjetrin, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është një e ardhme e paqtë. Deklaratat Vuçiç i bëri gjatë konferencës për shtyp me Zv/Presidentin amerikan, Joe Biden, ku një prej temave kryesore të diskutimeve mes tyre ka qenë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.