Kjo pije largon stresin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i24919-kjo_pije_largon_stresin
E gjeni veten shpesh të stresuar dhe nuk dini si të qetësoheni?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2016 18:39 Europe/Tirane
  • Kjo pije largon stresin

E gjeni veten shpesh të stresuar dhe nuk dini si të qetësoheni?

Një studim i Universitetit portugez të Coimbra, i drejtuar nga Rodrigo Cunha, ka zbuluar efektin e kafeinës për të mposhtur dhe parandaluar stresin kronik, duke na mbrojtur nga depresioni. Studimi i botuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”, thotë se depresioni zbehet dukshëm me marrjen e kafeinës. Studiuesit vëzhguan ndryshimet në sinapse dhe strukturat që lidhin neuronet mes tyre, se si ndryshonin para dhe pas pirjes së kafeinës. Eksperimenti u zhvillua tek një grup minjsh, ku u zbulua se pas pirjes së kafeinës kujtesa bëhej më e fortë dhe gjendja e ankthit zbehej ndjeshëm. Studiuesit shprehen se kafeina duket se i përgjigjet mirë nevojës së organizmit të personave që vuajnë nga stresi kronik, duke parandaluar rëndimin e situatës. Këtë gjë mbajeni parasysh në ditë të stresuara, ku një filxhan kafe do ju bëjë të ndiheni më mirë.