Brazili në finale të lojërave Olimpike
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25042-brazili_në_finale_të_lojërave_olimpike
Brazili ka fituar ndaj Hundurasit me rezultat 6-0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2016 17:36 Europe/Tirane
  • Brazili në finale të lojërave Olimpike

Brazili ka fituar ndaj Hundurasit me rezultat 6-0.

Përfaqësuesja e Brazilit ishte dukshëm më e mirë në këtë takim dhe finalja ishte mëse e merituar për ata. Goli i parë erdhi vetëm pas 15 sekondash nga Neymar, gjë që ishte rekord në lojërat Olimpike. Dy golat e fundit në pjesën e parë u shënuan nga Gabriel Jesus (26’ dhe 35’) dhe me rezultatin 3-0 përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë shënuan Marquinhos (51’), Luan (79’) dhe Neymar (90’). Në finale Brazili do të luajë me fituesin e takimit Nigeri – Gjermani.