Partizani pëson debakël nga Krasnodari
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25204-partizani_pëson_debakël_nga_krasnodari
Skuadra ruse, Krasnodari ka mundur Partizanin e Tiranës me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimin në Ligën e Evropës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Partizani pëson debakël nga Krasnodari

Skuadra ruse, Krasnodari ka mundur Partizanin e Tiranës me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimin në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare është turpëruar në udhëtimin e saj në Rusi, pasi ka humbur me rezultat të thellë 4-0 nga Krasnodari. Me të filluar takimi, u pa se ndeshja nuk pritet të jetë e barabartë, pasi vërehej dallimi në cilësi në mes të dy skuadrave. Nuk vonoi shumë dhe rusët e Krasnodarit gjetën golin e parë me anë të penalltisë, të cilën e shndërroi në gol në minutën e 18-të anësori sulmues, Joaozinho. Rusët e Krasnodarit gjetën golin edhe dy herë gjatë pjesës së parë, ku fillimisht shënoi sulmuesi Smolov (27’) dhe pastaj edhe mbrojtësi Jedrzejczyk (45’). Pjesa e dytë filloj me një qetësi nga skuadra ruse, ku kërkonin të ruanin energjitë për ndeshjet e ardhshme, dhe goli i katërt erdhi vetëm në minutën e 73-të, ku ishte një gabim i portierit Alban Hoxha, i cili më pas u parabolua nga sulmuesi Ari. Pas kësaj humbje të thellë, skuadra e Partizanit do ta ketë shumë të vështirë apo të pamundur të kërkoj kualifikimin në ndeshjen kthyese.