Gënjyen për grabitjen, SHBA kërkon falje
Gusht 19, 2016 17:42 Europe/Tirane
Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar falje për sjelljen e papranueshme të 4 notarëve amerikanë që pretenduan se ishin grabitur gjatë qëndrimit në Rio.
Policia braziliane mori në pyetje tre nga fituesit e medaljeve të arta dhe thotë se “ata nuk ishin viktima të krimit që pretenduan”. Dy prej tyre – Gunnar Bentz dhe Jack Conger – u lejuan të largohen nga Rio mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë që Ryan Lochte ishte larguar më parë, James Feigen mbetet në Brazil. Lochte tha më parë se të 4 ishin grabitur kur ktheheshim me taksi nga një klub. Por policia e Rios e përgënjeshtroi lajmin duke vendosur ta hetojë deri në fund, pasi kështu prishej reputacioni i sigurisë së Lojërave Olimpike.