Barcelona e nis me goleadë, het-trik i Suarezit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25387-barcelona_e_nis_me_goleadë_het_trik_i_suarezit
Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6:2, në ndeshjen e parë të La Ligas ndaj Real Betisit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2016 17:33 Europe/Tirane
  • Barcelona e nis me goleadë, het-trik i Suarezit

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6:2, në ndeshjen e parë të La Ligas ndaj Real Betisit.

Djelmoshat e trajnerit spanjoll, Luis Enrique, e kanë nisur si është më së miri kampionatin e ri. Kjo pasi, kanë mposhtur Real Betisin me rezultat të thellë 6:2 në ndeshjen e parë të kampionatit të ri të Spanjës. Gjiganti katalunas ka treguar forcën e tyre qysh nga fillimi i ndeshjes, pasi kaluan në epërsi me anë të mesfushorit me tipare sulmues, Arda Turan. Luhej minuta e 21-të kur sulmuesi Ruben Castro befason portierin Bravo nga një goditje dënimi rreth 20 metra, duke barazuar rezultat në 1:1. Deri në fund të pjesës së parë, Barcelona gjeti edhe dy herë rrugën e golit, ku fillimisht shënoi Luis Suarez në minutën e 37-të dhe më pastaj Lionel Messi në minutën e 42-të. Barcelona e nisi edhe pjesën e dytë me trysni, por goli erdhi vetëm në minutën e 56-të nga Luis Suarez, ndërsa një minutë më vonë ishte përsëri Lionel Messi, që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. Në vazhdim të takimit u shënuan edhe dy gola, me dy skuadrat nga një të shënuar, ku sulmuesi uruguaian kompletoi het-trikun në minutën e 82-të me një super-gol nga goditja e dënimit, teksa në të 84-tin shënoi Ruben Castro për rezultatin 6:2.