Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25390-shkencëtarët_kanë_zbuluar_ilaçin_që_zëvendëson_morfinën
Një ilaç i ri është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh përfshirë edhe kimistin e çmimit Nobel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2016 17:47 Europe/Tirane
  • Shkencëtarët kanë zbuluar ilaçin që zëvendëson morfinën

Një ilaç i ri është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh përfshirë edhe kimistin e çmimit Nobel.

Ata kanë premtuar se ky ilaç zëvendëson opiumin saktësisht morfinën, edhe pse ai deri tani është testuar vetëm në minj, tha Ian Johnson. Një ekip që përfshinte fituesin e çmimit Nobel kimistin Brian Kobilka, të Universitetit Stanford në SHBA, zbuloi ilaçin e quajtur PZM21 pas vlerësimit të rreth tre milionë e komponimeve të ndryshme. Morfina, rrjedh nga hashashi, e cila ndikon duke vepruar në një receptor në tru që redukton dhimbjet, por gjithashtu ndikon në receptorë të ndryshëm, gjë e cila mund të çojë në probleme të frymëmarrjes fatale në rast të mbidozës. Por PZM21, e cila deri më tani është testuar vetëm  në minj, duket se do të veprojë në receptorin e parë në të njëjtin nivel si morfina, por pa ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme një receptor të dytë.